• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

E ç’rëndësi ka çfarë emri i vemë murtajës?!

by Skënder Minxhozi
18/03/2020 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Emrat, më saktë emërtesat e fenomeneve e ngjarjeve, janë shumë shpesh konvencione. Pra, marrëveshje mes njerëzish, për t’i dhënë një identitet të caktuar asaj për të cilën flitet. Edhe kjo puna e luftës kundër koronavirusit, e cila i ka dhënë orët e fundit hov debatit të rradhës shterpë në ambjentin e Tiranës politike, është në thelb një jo-lajm. Një çeshtje boshe, një hall forme, ndërkohë që hallin e vërtetë e kemi me përmbajtjen e krizës që po kalojmë.

Kriza e koronavirusit është një pandemi që kancelarja gjermane e cilësoi si sfidën më të madhe për njerëzimin, pas Luftës së Dytë Botërore. Me një frazë kaq drithëruese, Angela Merkel i tha botës se para këtij armiku të padukshëm mikroskopik, as Lufta e Ftohtë, as kriza e raketave bërthamore në Kubë, as dhjetra lufta lokale dhe armatosja deri në grykë e vendeve me armatim nuklear, nuk kanë paraqitur një sfidë të ngjashme dhe kërcënuese për jetën njerëzore, në të gjithë globin.

Nuk ka asnjë rëndësi se çfarë emri i vendosim kësaj që jetojmë sot. Por ama e dimë fare mirë se kurrë më parë në jetët tona, sado të shkurtra apo të gjata të kenë qenë ato, nuk kemi parë që në një vend që i ka mësuar botës civilizimin e kulturën, si Italia, të përzgjidhen ata që do të jetojnë në shtretërit e spitaleve, nga ata që do të vdesin. Nuk ka parë askush nga ne, që qytetarët e Parisit, Londrës, Nju Jorkut dhe Milanos, të jetojnë nën shtetrrethim, të mbyllen të gjithë në shtëpitë e tyre, madje të paguajnë penalitete financiare të konsiderueshme nëse dalin jashtë derës së banesës.

Asnjë precedent nga ata që dimë, përjashtuar skenaret e filmave të Hollivudit apo librat fantastiko-shkencorë, nuk i ngjan kësaj që po përjeton sot bota. Nuk mbajmë mend askund që të gjitha shtetet, nga ato të varfërat si ky i yni, e deri te Zvicra, Gjermania, SHBA dhe Japonia, të dorëzohen para një virusi stinor si ky, që papritur e ka bërë botën një vend krejt të pasigurt për jetën.

Është e dukshme që Edi Rama po ndërton një fabul të vetën për këtë që po ndodh, në këto orë emergjence. Si jo rrallë në të shkuarën, edhe termin e rradhës “luftë” e ka të kopjuar nga krerë të tjerë shtetesh. Macron e të tjerë e kanë përdorur këtë fjalë, pasi natyrshëm nuk gjendet një term tjetër, për të shpjeguar bindshëm dhe mjaftueshëm përmbysjen dhe troshitjen e skajshme që ka prodhuar në çdo meridian e paralel, kjo krizë shëndetësore.

Është qesharake të shihet sesi është fantazuar rreth këtij jo-lajmi në një pjesë të politikës e medias kritike ndaj qeverisë. Është groteske dhe krejt e pavërtetë, të thuash për shembull, se Rama po kërkon të na dominojë dhe të përjetësojë sundimin e tij, duke përdorur terma të skajshëm si lufta, me qëllim që të çimentojë pushtetin e tij.

Hidhni një sy matanë gardhit. Shikoni si janë strukur popujt e botës nga kjo emergjencë, duke sajuar këngë që të mësojnë sesi lahen duart dhe reklama e spote të pafundme që bëjnë thirrje të qëndrohet në shtëpi, që të mos i jepet dora askujt, madje-madje edhe që të kontrollohen teshtimat dhe kollitjet.

Nuk ka asnjë rëndësi termi që i japim një krize, e cila na ka futur në një terren krejt alien e të panjohur për ne si rracë njerëzore. Të paktën për këtë gjeneratë që jeton sot në këtë planet. E rëndësishme ka të shpëtohet jeta. Ky është instikti bazë i çdo gjallese, ky është imperativi i vetëm që ka rëndësi.

Ky shtet i varfër po na thotë “rrini në shtëpi se nuk kam mjete t’ju shpëtoj”. Në fakt diçka të ngjashme po thonë këto orë edhe shtete që po bëhen gati të nxjerrin nga buxhetet e tyre qindra miliarda, për të përballuar krizën. Bota po ul qepenat. Ç’rëndësi ka çfarë emri do t’i vemë këtij rituali dramatik?!

Next Post
Pas rindërtimit, Arben Ahmetajt i besohet strategjia për përballimin e koronavirusit

Pas rindërtimit, Arben Ahmetajt i besohet strategjia për përballimin e koronavirusit

Comments 1

  1. Silva says:
    6 years ago

    Jeni i drejt zoti Minxhozi..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In