• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“E çova me makinë deri në Shëngjin, pastaj…”/ Çfarë ndodhi ditën kur u zhduk Mariglen Gjonaj? Flet nga burgu i dënuari me burgim të përjetshëm

by S T
29/11/2024 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kristjan Cenaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e shokut të tij Mariglen Gjonajt, ka mohuar të jetë i përfshirë në krim.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Kristjan Cenaj tha se nuk ka lidhje me ngjarjen duke treguar edhe orët e fundit të jetës së 16-vjeçarit.

32-vjeçari shpjegoi se mbrëmjen e zhdukjes kishin shkuar në një mbrëmje mature në Gore së bashku me disa shokë e tyre, por e kishte parë për herë të fundit Mariglen Gjonajn në orët e para të mëngjesit, duke shpjeguar me detaje atë që sipas tij ka ndodhur para zhdukjes së 15-vjeçarit.

Pjesë nga intervista:

Të jesh i dënuar pas asnjë lloj faji apo indicie, nuk di çfarë të them. Hetimet nuk janë bërë në asnjë mënyrë që i përshtatet standardeve. Mua më kanë marrë në pyetje kur jam arrestuar në vitin 2022 kur do ikja në Itali për të martuar vëllain. Në momentin që jam nisur në Itali, ku jetoj dhe punoj, më kanë arrestuar dhe më çuan në komisariatin e Lezhës. Më pas më kanë dërguar në Kurbin.

Unë dhe viktima jemi lindur dhe rritur në një lagje. Kemi pasur lidhje miqësore mes familjeve. Atë ditë kam dalë në mëngjes nga shtëpia dhe kam ikur në Gore ku zhvillohej një mbrëmje mature. Kemi shkuar, unë kam shkuar vetëm. Në momentin që shkova më marrin në telefon disa njerëz dhe kanë ardhur atje. Mariglen Gjonaj, i ndjeri, ka ardhur me disa njerëz të vetë që janë përmendur në dosje.

Si gjithë të rinjtë që kemi një njohje me një femër, shkova atje. Marigleni erdhi me disa shokë. Gjatë kohës që po rrinim marrin në telefon komisariatin e Kurbinit sepse u mblodhën shumë makina. Në momentin që erdhi policia u shpërndanë të gjithë, sepse dikush ishte pa patentë ose pa dokumente etj. Kur ikën të gjithë Marigleni ngeli aty, ndërsa unë po bëja xhiro me makinë.

Kam ndejtur edhe rreth një orë. Kur u nisëm nga gjimnazi i Gorresë do iknim te hoteli ku bëhej mbrëmja. Unë jam nisur me 2-3 persona të tjerë. Kur u nisa pashë 2 persona të tjerë, Mariglen Gjonaj dhe Nikolin Rica. Kemi ikur te univers hotel dhe kemi ndenjur rreth 2 orë. Marigleni mu lut ta dërgoja deri në Shëngjin, te një hotel sepse donte të takonte një njeri të maturës. E kam dërguar atje. Jemi kthyer mbrapsht te univers hotel. Në momentin që jemi kthyer ata po niseshin të iknin në shtëpi sepse mbaroi matura.

Kam ikur të bëj një xhiro me Mariglen Gjonajn dhe Nikolin Ricën me makinë në Fushë-Kuqe dhe kemi ikur për Mamurras. Gjatë rrugës Nikolini donte të ndalonte. Kur kemi hyrë në Mamurras, përballë një pikë AMC kam zbritur Nikolin Ricën. Kemi shkuar deri në fund të qytetit dhe jam kthyer, në afërsi të qendrës mu prish makina. Aty ka zbrit edhe Mariglen Gjonaj. Zbrita edhe unë dhe hapa kofanon e makinës. Për herë të fundit e kam parë në afërsi të Mamurrasit rreth orës 4 e gjysmë. E kam ndaluar brenda në Mamurras, afër bashkisë. Marigleni iku për në qendër.

Në momentin që kam zbritur Mariglenin kam shkuar te toka sepse m’i binte mami telefonit. Kam marrë motorin në shtëpi dhe ika tek toka. Kam parë barin dhe kam ikur në shtëpi, jam ndërruar dhe kam ikur te karburant eri oil. Kam marrë karburant dhe jam kthyer kam marrë dhe një shok të babit dhe kemi qenë tek toka deri në 7 e gjysmë të darkës. Kur jam kthyer në shtëpi më ka ardhur vëllai i Mariglenit me disa shokë, erdhi dhe xhaxhai i tij më pas. Erdhën të nesërmen duke më pyetur sërish për të denonuar në polici sepse i kishte humbur nipi. Më pyeti nëse do dëshmoja. Normalisht që po i thashë. E denoncuan në polici. Një mik i dajës së Mariglenit deklaroi se e kishte parë 2 ditë më pas në Lezhë Mariglenin.

Për orën e tij me vlerë unë nuk kam biseduar fare. Për Rolexin folëm te univers hotel. Mund të ishin marrë kamerat e sigurisë për çdo lëvizje. Kur zbritëm te hoteli kemi qenë 6-7 vetë dhe filluan çunat jo po ora, jo po ashtu. Unë nuk kam përmend gjë për orën. Kur më morën në komisariat kam shkuar. Në momentin që hyra brenda më prangosën dhe më morën në pyetje. Familjes Gjonaj u bëj thirrje dhe u kërkoj me gjithë shpirt ta kërkojnë djalin aty ku dyshojnë, sepse unë nuk kam asnjë lidhje.

Next Post
Misteri i vrasjes së Qemal Stafës, rrëfimi i mbesës: Vetëm xhaxhai im u vra, të tjerët shpëtuan të gjithë!

Misteri i vrasjes së Qemal Stafës, rrëfimi i mbesës: Vetëm xhaxhai im u vra, të tjerët shpëtuan të gjithë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Urdhri i kryeministrit Edi Rama, dorëhiqet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja!

Urdhri i kryeministrit Edi Rama, dorëhiqet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja!

October 23, 2026
Trump mbron lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë

Trump: Kanadaja po punon shumë për të arritur një marrëveshje me SHBA-në

October 23, 2026
Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, raporti i NYT: Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë dhe të nxisë pakënaqësi!

Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, raporti i NYT: Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë dhe të nxisë pakënaqësi!

October 23, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

October 23, 2026
Vëmendje për viktimat

A do të humbë Vuçiqi? Krejt ç’ka duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi

October 23, 2026
EMRAT/ Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen edhe tre drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë!

EMRAT/ Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen edhe tre drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë!

October 23, 2026
Rihapet ambasada e Ukrainës në Uashington, objekti i dyshimtë i gjetur para ndërtesës nuk përbënte kërcënim

Rihapet ambasada e Ukrainës në Uashington, objekti i dyshimtë i gjetur para ndërtesës nuk përbënte kërcënim

October 23, 2026
Lufta, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur pas negociatave me amerikanët!

Lufta, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur pas negociatave me amerikanët!

October 23, 2026
Jasir Asani nuk ndalet në Iran, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës dhe i afrohet kreut të golashënuesve

Jasir Asani nuk ndalet në Iran, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës dhe i afrohet kreut të golashënuesve

October 23, 2026
Tragjedi e përgjakshme në Lindjen e Mesme, masakër me 10 të vrarë gjatë një ceremonie mortore në një kishë në Jordani

Tragjedi e përgjakshme në Lindjen e Mesme, masakër me 10 të vrarë gjatë një ceremonie mortore në një kishë në Jordani

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In