• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E, ç’i kanë bërë dhe ç’po i bëjnë akoma këtij vendi…

by Artur Ajazi
26/01/2023 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

E enjtja ishte “ e Parlamentit”. Dhe kur të gjithë mezi prisnin të shihin miratimin e ndonjë ligji apo projektligji, që rrit pagat, pensionet, shton ndihmën e qeverisë për shtresat në nevojë, apo të dëgjonin lajmin e mirë për ndonjë investim madhor, doli në podium ….Berisha. E bllokoi podin e Parlamentit, nisi të akuzojë, nisi të hapë “thesin” e akuzave ndaj të vetmit “armik” që ka shpallur, kryeministrit të vendit Edi Rama. Dhe në fakt, nuk e ka vetëm me Edi Ramën, por edhe me amerikanët, me FBI-në, me CIA-n, me Shtëpinë e Bardhë dhe zotin Biden, etj. E ka me ata që i prishën “qetësinë dhe rehatinë”, e ka me ata që i “ndanë partinë dhe e përjashtuan nga grupi parlamentar”. E, çi kanë bërë, dhe ç’po i bëjnë kësaj Shqipërie.

E plaçkitën, e shitën, e turpëruan, e masakruan, ja përzunë djemtë dhe vajzat jashtë, me gomone dhe varka duke u mbytur deteve dhe oqeaneve, shkatërruan pronat, vdiqën ish-pronarët  korridoreve të gjykatave dhe ish-të përndjekurit politikë, duke u marrë pronat e tyre dhe duke u dhënë asnjë qindarkë. Dhe sërish thonë “të ikë Rama, të vijmë ne”. Ç’nuk i bënë  vendit dhe shqiptarëve. U grabitën dhe shitën pasuritë e nëntokës dhe mbitokës, privatizuan detin, liqenin, lumin, malet, i bënin thirrje njerëzve “zaptoni  troje dhe toka bujqesore, ndërtoni sa të doni, mos paguani ujin dhe energjinë, vërini kallashin pronarit legjitim, por ama votoni për ne”.

Kjo ishte psikologjia qeverisëse  e Partisë Demokratike nga 1992. U bënte thirrje militantëve “mos  ju bindni  ligjit por PD, mos toleroni socialistët por bjeruni”. Dhe ashtu u bë. Mish-mash, rrumpallë deri në 2013. Shteti, ligji, drejtësia ishin në dorën e “Madhërisë Tij”, Gërdeci, dhe gjithçka tjetër që lidhej me përfitimet pasurore, ishin nën mbikqyrjen e tij. Dhe sot.. na del se “nuk kishte dijeni, nuk kishte informacione, dhe nuk ka patur asnjë lidhje me skandalet e publikuara të qeverisjes tij”. E  ç’nuk i kanë bërë këtij populli, dhe mjafton të rikujtosh vitin e zi 1997. Vitin kur edhe foshnjet lindën me trauma nga krismat e  amëve që u shpërndanë dhe grabitën nga depot e ushtrisë, pasi shteti prej letre ra brënda 3 orësh.  Dhe sërish thotë bashkë me të vetët “të ikë Rama, dhe të vijmë ne, sepse ne bëjmë shtet, ne bëjmë institucione, ne rrisim mirëqenien, ne nuk korruptohemi, dhe ne e çojmë vendin në BE”.

Paçka se sot ai është “non-grata” nga SHBA, paçka se edhe BE po shikon mundësi të reja për ta ndalur në rrugëtimin e tij drejt politikës aktive, sërish mendon pushtetin. “Të ikë Rama, dhe të vij unë Sali Berisha”, dhe këtë e kërkon pa votë, sepse e di fare mirë se, me votën nuk fiton as në Tropojë, jo pastaj në gjithë Shqipërinë. Edi Rama, ka qenë dhe mbetet kryeministri i vendit, derisa shqiptarët ta votojnë, dhe do të largohet prej andej kur të ketë përmbushur misionin e tij historik.

Next Post
FOTO/ Çfarë nuk patë nga Kuvendi sot! Baçi kthehet në kameraman të Berishës, Koçi dhe Gjylameti afrohen në radhët e demokratëve

FOTO/ Çfarë nuk patë nga Kuvendi sot! Baçi kthehet në kameraman të Berishës, Koçi dhe Gjylameti afrohen në radhët e demokratëve

Comments 1

  1. PRoShi says:
    3 years ago

    Bravo. Kjo ka për të ndodhur. Derisa në Varrin e Saliut të ketë dalë bari i parë.

    Reply

Leave a Reply to PRoShi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia reagon pas horrorit në Pogradec: 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e të miturës

Policia reagon pas horrorit në Pogradec: 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e të miturës

December 31, 2025
VIDEO/ Tentoi t’i ikte policisë nga lokali, kapet 31-vjeçari me armë pa leje në Korçë

VIDEO/ Tentoi t’i ikte policisë nga lokali, kapet 31-vjeçari me armë pa leje në Korçë

December 31, 2025
Gjendet e vrarë 19-vjeçarja, ishte zhdukur prej një muaji nga shtëpia/ Detajet që zbuloi policia

Gjendet e vrarë 19-vjeçarja, ishte zhdukur prej një muaji nga shtëpia/ Detajet që zbuloi policia

December 31, 2025
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Bilanci “tragjik” i PD?!/ Çupi: Berisha ka humbur mbi 200 mijë votues

December 31, 2025
E çuditshme, nga Kiribati në Samoa/ Kalimi nga viti në vit do të zgjasë 26 orë dhe jo 24

E çuditshme, nga Kiribati në Samoa/ Kalimi nga viti në vit do të zgjasë 26 orë dhe jo 24

December 31, 2025
Ngjarjet kriminale që tronditën 2025/ Nga atentatet në Shkodër e Vlorë, te vrasja e krahut të djathtë të Shullazit në Rinas

Ngjarjet kriminale që tronditën 2025/ Nga atentatet në Shkodër e Vlorë, te vrasja e krahut të djathtë të Shullazit në Rinas

December 31, 2025
191.5 mln lekë për dëmet nga zjarret, nis kompensimi për 10 bashki

191.5 mln lekë për dëmet nga zjarret, nis kompensimi për 10 bashki

December 31, 2025
Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

VIDEO- Ja cili është lideri më i klikuar i vitit/ Eksperti: Si renditen Rama dhe Berisha. Surpriza… SPAK

December 31, 2025
Temperaturat shkojnë nën minus 16 gradë, Kukësi zbardhet nga dëbora. Apeli për drejtuesit e mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

Temperaturat shkojnë nën minus 16 gradë, Kukësi zbardhet nga dëbora. Apeli për drejtuesit e mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

December 31, 2025
Hollywood-i në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i njohur, dyshohet se…

Hollywood-i në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i njohur, dyshohet se…

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com