• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E bëri dy herë kryeministër e president”/ Basha ‘shpërthen’ ndaj Berishës: PD nuk i ka asnjë borxh. Suel Çela dhe Qifja të përfshirë në mbledhjen e firmave

by Java News
26/11/2021 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet sërish nuk do të njohë Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Berisha. I ftuar në emisionin “Open”, Basha thotë se PD nuk i ka asnjë borxh Berishës i cili i ka përfshirë demokratët në betejën e tij me SHBA-në.

Basha thotë se Berisha i ka borxh PD-së pasi e ka bërë dy herë kryeministër dhe president dhe se ka qenë drejtues i partisë për vite me rradhë.

Kreu i PD-së ka komentuar dhe deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi i cili ka thënë se persona të lidhur me krimin, si Suel Çela dhe Aqif Rakipi kanë punuar për mbledhjen e firmave të delegatëve demokratë në llogari të Berishës.

Sipas Bashës, Berisha duhet të mbante një qëndrim ndaj këtyre deklaratave dhe të kërkonte informacion më shumë lidhur me to.

Basha: Në informimin që ka më ka dhënë dhe Sekretari i Përgjithshëm, procedurat po ecin dhe do bëhen dhe përpara afatit. Kur mbledh firmat nuk mund të bësh cirk, njëherë thua nuk do i nxjerr emrat dhe më pas I nxjerr disa emra. PD nuk do bëhet pjesë e këtij cirku.

Gazetari: Si e provoni që ju jeni shumica? Brenda PD dhe jo Berisha me mbështetësit e tij?

Basha: Nuk ka nevoj për verifikim. PD sapo i ka kryer zgjedhjet për Këshillin Kombëtar dhe kryetarit të PD. Pas 9 shtatorit ka ndryshuar vetëm vendimi për pezullimin e Berishës. Asgjë tjetër nuk ka ndryshuar. Nga njëra anë kemi një individ që për thyerjen e demokratëve për të mos i përfshirë demokratët me SHBA-në, nga ana tjetër kemi një PD të vendosur që nëse deri sot kemi bërë paqembajtësin, kam ruajtur ekuilibrat, kam respektuar, tani jam i vendosur t’i prijë demokratëve për t’i dhënë demokratëve për atë që i meriton në bazë të kontributit. Lideri historik që lideri historik i ka pasur kontributet e tij, por e vërteta është që PD nuk i ka asnjë borxh madje ai është borxhli ndaj saj. E ka bërë dy herë kryeministër dhe dy herë president dhe e ka pasur në krye të partisë për vite me radhë. Ndaj nuk i ka asnjë borxh këtë tollovi që mund të ishte shmangur nëse do mbante fjalën për të mos përfshirë demokratët dhe partinë dhe nëse do i ishte bindur vendimit të kryetarit të PD-së. Nëse e donte në datë 11, statute e ka të qartë se duhet të dorëzonte firmat 30 ditë përpara. Nuk e bëri, po ia bëjmë ne në 18 dhjetor. Urdhëro të vijnë demokratët në 18 dhjetor.

Gazetari: Akuzat që ju bëhen është se ju në datën 18 keni vendosur në rend dite masat ndëshkuese për ata që do jenë në datën 11. Është thirrur Kuvendi i përçarjes.

Basha: Nuk është e vërtetë kjo që thoni. I ngatërroni gjërat. Është vendimi i Kryesisë, jo rendi i ditës së Kuvendit.

Gazetari: Ju e lini opozitën të përçarë.

Basha: Kuvend ka vetëm në 18. Kishin shanse që të provonin se janë ¼ e delegatëve. I vendosën ata që të mos i sjellin. Jemi ne PD që ka thirrur Kuvendin në datë 18. Si qenka antikuvend se nuk i pëlqen Sali Berishës. A është ky mentaliteti i PD-së në vitin 2021. Nëse ka një kontrast, edhe në këto dy muaj Berisha ka vazhduar të përshkallëzojë një gjuhë agresiviteti ndaj demokratëve të sakrificave. Madje akuzat dhe provat ekzistojnë që në zona të ndryshme të vendit, njerëzit e botës së krimit që demokratët i kishin kundër në 25 prill. Tani janë nën flamurin e Sali Berishës. Besoj se i ka çuar Edi Rama, nuk e besoj se i ka Berisha. Tani që Berisha ka dalë kundër Bashës, tani po i çoj Suel Çelën në Elbasan, Qif Rakipin në Elbasan e Tom Doshin në Vaun e Dejës e Shkodrës. Përgjegjësia e Berishës është që në momentin që këto janë denoncuar në momentin që gjithë Elbasani e ka marrë vesh që një njeri si Suel Çela thërret dhe mban peng drejtues të strukturës së Elbasanit, të distancohej dhe të mbante qëndrim. Të pyeste se kush janë këta kriminelë që mbledhin firma në emrin tim. Berisha duhet të mbante qëndrim që kriminelët, që demokratët dhe qytetarët i kanë pasur përballë më 25 prill, sot të synojnë të bëhen një proces politikë brenda shtëpisë tonë, nuk do ndodhin.

Next Post
VIDEO: E frikshme! Shoferi nga Shkupi futet kundravajtje në “Rrugën e Kombit”

"Segmenti Milot-Fier do të bëhet me pagesë"/ Rama flet për investimet në infrastrukturë: Nuk jam në garë me doktorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin “S-400” që mbronte pallatin 1 miliard paund të Putinit në Rusi! Shikoni pamjet

VIDEO/ Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin “S-400” që mbronte pallatin 1 miliard paund të Putinit në Rusi! Shikoni pamjet

August 11, 2026
Hungaria bëhet me president të ri, Parlamenti e zgjodhi me votat e partisë së kryeministrit Magyar!

Hungaria bëhet me president të ri, Parlamenti e zgjodhi me votat e partisë së kryeministrit Magyar!

August 11, 2026
Me Zhegrovën në fushë, Juventusi triumfon në miqësoren kundër Palermos!

Me Zhegrovën në fushë, Juventusi triumfon në miqësoren kundër Palermos!

August 11, 2026
Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

“Dikush ishte para meje aty”- Dëshmia e të dyshuarit për zjarrin e Krujës: Pashë flakët dhe mora zorrën e ujit! Unë edhe cigaren e fik me pështymë

August 11, 2026
Lamine Yamal ‘trazon’ përsëri rrjetin nën dyshimet për tradhti! FOTOT me modelen në jaht bëhen virale

Lamine Yamal ‘trazon’ përsëri rrjetin nën dyshimet për tradhti! FOTOT me modelen në jaht bëhen virale

August 11, 2026
VIDEO/ Lumenjtë e llavës së Etnës trembin Siçilinë, reja vullkanike dhe tonelata hi pushtojnë Mesdheun! Pezullohen fluturimet, shikoni pamjet

VIDEO/ Lumenjtë e llavës së Etnës trembin Siçilinë, reja vullkanike dhe tonelata hi pushtojnë Mesdheun! Pezullohen fluturimet, shikoni pamjet

August 11, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i pajetë në banesë trupi i të moshuarit në Pogradec, ja për çfarë dyshohet! Jetonte i vetëm, djali i tij…

August 11, 2026
OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

August 11, 2026
Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje me vendim parlamenti, Hezbollahu voton kundër!

Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje me vendim parlamenti, Hezbollahu voton kundër!

August 11, 2026
Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com