Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka quajtur gabim i thellë mungesën e vizitave zyrtare të Presidentëve të Francës që prej vitit 1912 në Shqipëri. Megjithatë, ai e ka quajtur vizitën e tij, rregullim të këtij gabimi.
Në një konferencë për mediat, Presidenti francez, Macron, është shprehur i bindur se vendi i Shqipërisë është në Evropë dhe ka theksuar nevojë për një bashkim të Evropës.
Gjatë fjalës së tij, Macron ka përmendur dhe disa nga fushat në të cilat Franca e ka fokusin për të nxitur investime në Shqipëri.
Emmanuel Macron: Jam i lumtur që jam këtu pa bërë asnjë kujdesje diplomatike për gjuhën. Jam i lumtur që jam përkrah teje në një moment të vështirë për Evropën tonë, rikthimin e luftës me atë që po përjeton Ukraina. Të jem në krahun tënd sot, do të thotë të shënoj një formë të riangazhimit të Francës. Prej vitit 1912, gabimi i thellë që nuk kishte ardhur asnjë President i Francës në Shqipëri. Ishte një formë rregullimi i gabimit kjo vizitë. Një formë riangazhimi i marrëdhënies tonë. Të respektojmë atë që na lidh. Ju jeni shembull i gjallë. Isha krenar që i dorëzova dekoratën Kadaresë. Kaluam momente të bukura kulturore gjatë darkës që ju na gostitët dhe po ashtu me muzikanët dhe kjo shpreh marrëdhënien e fortë mes vendeve tona.
Marrëveshja për Kineamanë, e rëndësishme për të punuar bashkë. Shpresoj ta vazhdojmë akoma më shumë këtë rrugë duke forcuar gjuhën frënge dhe ecim bashkarisht për liceun e Korçës. Duam të hapim terrene të reja. Franca do të angazhohet në krahun tuaj për të rinjtë në fushën e hotelerisë. Kemi vullnetit për të hapur shkollën për zanatet dixhitale. Javën e ardhshme një marrëveshje mes 2 qeverive që do të na mundësojmë të shkojmë më larg. Të ecim para nga kjo dinamikë sepse jam i bindur se vendi juaj është i ankoruar në Evropë, jo vetëm në këtë zonë që donin të ju mbyllin shumë herë, por edhe në zemër të kontinentit tonë.
Shpreh se po jetojmë një moment të rëndësishëm të kohës historike që po jeton Evropa, po hyjmë në një erë të re, të bashkimit të kontinentit tonë. Jeni një vend që e do Evropën, kjo është thelbësorja për këtë kohë të ribashkuar. Jemi në një moment ku duhet të ju japim civilizim historik, e ardhmja juaj është në Evropë. Ne shënojmë këtë rrugë me anë të një investimi politik që të mblidheshim mes kolegëve, por më tepër synojmë një bashkim mes të ngjashmish. Unë e them, ky ribashkim evropian është i mirë për ne. Kush mund të flasë për një Evropë fuqi, nëse ndjekim hartën e një institucioni që nuk është i arrirë? Evropa ka nevojë të bashkohet.
Nuk është një dhuratë që po i bëhet Shqipërisë, procesi i zgjerimit që ka filluar është mirë për ju dhe për ne. Ju keni inteligjencën dhe vullnetin për të çuar përpara. Këtu vë re një dashuri për parimet e Evropës tonë. Detyra jonë është të ju shoqërojmë me respekt dhe me prova konkrete, për të ju dhënë politikë të plotë. Shpresoj që në muajt e ardhshëm, ne si evropianë të gjejmë një rrugë bashkimi, përndryshe do të jetë rreziku që e gjithë zona, këto procese të pafund të dekurajojnë opinionin publik. Dua që Evropa të jetë mjeti që vendi juaj të ecë përpara në rrugën e kulturës, energjitikës, pavarësisë tekonologjike, etj, dhe këtë do e bëjmë bashkë. Unë jam i bindur se epoka që po hapet dhe ju keni rol të rëndësishëm, është ribashkimi i Evropës tonë që nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve në rajon, mes Beogradit dhe Prishtinë që të zgjidhim të gjitha problemet. Këtë ka një vullnet. Dua të ju falenderoj për mikpritjen dhe për miqësinë tuaj dhe akoma më shumë për atë që ndjej këtu, për forcën e ëndrrës evropiane.
/a.r