• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E ardhmja e Erdoganit e varur tek Rusia/ Çfarë po ndodh me marrëdhëniet tregtare mes dy shteteve?

by
26/08/2022 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia po thellon marrëdhëniet tregtare me Rusinë pavarësisht sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Vëzhguesit politikë thonë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mund të mbështetet tek Rusia për të ndihmuar në lehtësimin e problemeve ekonomike në rritje të Turqisë, ndërsa ai përballet me zgjedhjet për një mandat tjetër vitin e ardhshëm. Korrespondeti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli.

Moska dërgoi së fundmi pesë miliardë dollarë në Turqi, duke përmendur si arsye ndërtimin e një centrali bërthamor në këtë vend. Po sipas Rusisë, dhjetë miliardë të tjera do të dërgohen në javët e ardhshme.

Futja e monedhës së fortë në vend, dollarit, është një zhvillim i mirëpritur për Presidentin Rexhep Tajip Erdogan përpara fushatës për t’u rizgjedhur në vitit 2023, ndërsa monedha vendase, lira, ka rënë dhe inflacioni ka arritur në gati 80 për qind.

“Duke ndihmuar Rusinë që t’u shmanget sanksioneve, Turqia siguron një sasi të mirë të ardhurash për bilancin e saj të pagesave dhe kjo do ta ndihmonte atë (Ankaranë) të forconte lirën, të ulte inflacionin dhe Erdoganin të fitojë zgjedhjet”, thotë Timothy Ash, përfaqësues i ‘Bluebay Asset Management’ kompani financiare në Londër.

Për të mbrojtur lidhjet e tij të ngushta me Vladimir Putin-in, zoti Erdogan ka refuzuar të zbatojë sanksionet perëndimore kundër Rusisë. Më herët gjatë këtij muaji, në vendpushimin e Detit të Zi në Soçi, dy udhëheqësit mbajtën bisedime në funksion të rritjes së mëtejshme të lidhjeve tregtare.

Prej sulmit në Ukrainë më 24 shkurt të këtij viti, Turqia ka dyfishuar importet ruse të naftës.

Oligarkët rusë vazhdojnë të ankorojnë superjahtet e tyre në limanet turke, duke e ditur se autoritetet turke nuk do t’i konfiskojnë ato.

Analistët thonë se zoti Erdogan është bërë një aleat i vlefshëm i zotit Putin.

“Turqia është shndërruar de fakto në një kalorës të zi. Në gjuhën akademike, kjo do të thotë një shtet, që është i gatshëm të ndihmojë një vend ndaj të cilit rëndojnë sanksione, të paktën për t’i zbutur ato. Dhe Rusia e sheh Turqinë nën këtë dritë, që mund të jetë e dobishme në drejtim të zhvillimit të lidhjeve të saj ekonomike, ndërsa kompanitë perëndimore largohen nga vendi”, thotë Maria Shagina, nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Turqia dhe Kombet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje për të eksportuar grurin ukrainas në tregjet botërore dhe operacionet e saj të eksportit e kanë bazën në Stamboll. Presidenti Erdogan pretendon se ka meritë në arritjen e marrëveshjes, duke thënë se ajo u bë e mundur vetëm për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me zotin Putin.

Analistët paralajmërojnë se presidenti rus mund t’i shfrytëzojë marrëdhëniet me zotin Erdogan dhe rritjen e varësisë së Turqisë ndaj Rusisë, për të anashkaluar sanksionet perëndimore ndaj teknologjisë duke e futur Ankaranë në një kurs përplasjeje me aleatët e saj.

“Për mendimin tim ajo çfarë do krijonte ndarjen do te ishte teknologjia e lartë. Si në fushën civile, ashtu edhe në atë ushtarake, Rusisë i mohohet teknologjia e lartë, për të dëmtuar linjat e saj të furnizimit. Dhe nëse kompanitë turke përdoren për të importuar mallra të ndaluara për t’ia kaluar ato Rusisë më pas, kjo do të kërkonte që edhe ndaj Turqisë të vendoseshin sanksione”, thotë Atilla Yesilada, me firmën ‘Global Source Partners’ një kompani e specializuar për tregjet financiare me bazë në Nju Jork.

Në kushtet kur Turqia po vuan nga një situatë ekonomike e dobët, sanksionet, paralajmërojnë analistët, do të shkaktonin një krizë shkatërruese financiare. Në të njëjtën kohë, analistët thonë se zoti Erdogan “ka vënë bast për Rusinë”, me shpresën se tregtia dhe mbështetja ruse do të rigjallërojë ekonominë e vendit të tij përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm./ VOA

/e.d

Next Post
Qeveria “Rama 3”, si prova e triumfit të votës mbi antisistemin

Rama mbledh ditën e shtunë qeverinë në Dajt: Ja çfarë pritet të diskutohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In