• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E ankuan për rezultatet e 14 majit, KAS rrëzon koalicionin e Berisha-Metës për bashkinë e Krujës. “Bie” dhe Gjirokastra…!

by Java News
26/05/2023 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot dy kërkesa ankimore mbi procesin zgjedhor të 14 majit.

Fillimisht KAS rrëzoi kërkesën ankimore të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që kundërshtonte rezultatin zgjedhor për kryetarin dhe këshillin bashkiak të Krujës.

Në këtë ankesë kërkohej pavlefshmëria e zgjedhjeve në ato QV të bashkisë Krujë ku janë përfshirë komisionerë në kundërshtim me përcaktimet ligjore të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, KAS rrëzoi edhe kërkesën ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane, e cila kërkonte shpalljen të pavlefshme e zgjedhjeve në disa qendra votimi të bashkisë Gjirokastër.

Njoftimi i KQZ-së:

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shyqrtoi kërkesën ankimore nr. 82, me ankues Koalicioni “Bashkë Fitojmë”dhe objekt:

“1. Kundërshtimi i vendimit nr. 292 dhe nr. 293, datë 18.05.2023 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit / Këshillit Bashkiak të Bashkisë Krujë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj2023”.

2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në ato QV të zonës zgjedhore Bashkia Krujë ku janë përfshirë komisionerë në kundërshtim me përcaktimet ligjore të Kodit Zgjedhor. 3. Rregullimin e pasojave duke proceduar me ndyshimin e tabelës permbledhëse të rezultatit përkatës, duke mos përfshirë rezultatin e qendrave të votimit objekt ankimi.”

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës.

Gjithashtu, u shqyrtua kërkesa ankimore nr. 73, me ankues Partia Aleanca Demokristiane, dhe objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 196, datë 18.05.2023 të KZAZ nr. 80, Gjirokastër.
Shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve në QV nr. 4310, QV nr. 4262, QV nr. 4242 etj., njësia zgjedhore Bashkia Gjirokastër”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës./m.j

Next Post
“Gjysma vidhnin e gjysma tjetër paguante”/ Rama: Shqipërinë e bën vetëm PS, të tjerët…!

"Gjysma vidhnin e gjysma tjetër paguante"/ Rama: Shqipërinë e bën vetëm PS, të tjerët...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com