• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E aftë për të bllokuar ajrin dhe thërrmuar një ndërtesë në pak sekonda/ Rusia po përdor bombat me vakum. Milicia e Donteskut lëshon raketat termobarike

by Java News
22/03/2022 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky filmim, i verifikuar nga BBC, tregon raketa termobarike, të njohura ndryshe edhe si bomba vakum, duke u lëshuar nga forcat ruse drejt Ukrainës.

Videoja, e publikuar nga Milicia Popullore e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, tregon se raketat janë lëshuar nga një raketëhedhës i shumëfishtë TOS-1A, prodhim rus.

Armët termobarike janë të diskutueshme sepse ato janë shumë më shkatërruese se eksplozivët konvencionalë të përmasave të ngjashme dhe kanë një ndikim të tmerrshëm te këdo që kapet në rrezen e tyre të shpërthimit.

1140/https://t.co/73t09bTiMu

— Rob Lee (@RALee85) March 20, 2022

Po çfarë janë raketat termobarike?

Një bombë termobarike përbëhet nga një enë karburanti me dy ngarkesa të veçanta shpërthyese.
Kjo mund të lëshohet si një raketë ose të hidhet si një bombë nga avioni. Kur godet objektivin e tij, ngarkesa e parë shpërthyese hapet dhe shpërndan gjerësisht përzierjen e karburantit si një re.

Kjo re mund të depërtojë në çdo hapje ndërtese ose mbrojtje që nuk është plotësisht e mbyllur.
Një ngarkesë e dytë më pas shpërthen renë, duke rezultuar në një top zjarri të madh, një valë masive shpërthimi dhe një vakum që thith të gjithë oksigjenin përreth. Arma mund të shkatërrojë ndërtesa të përforcuara, pajisje dhe të vrasë ose plagosë njerëz.

Ato përdoren për një sërë qëllimesh dhe vijnë në një sërë madhësish, duke përfshirë armë për përdorim nga ushtarë individualë, si granata dhe raketa-hedhës dore.

Janë projektuar gjithashtu versione të mëdha të lëshuara nga ajri, veçanërisht për të vrarë mbrojtësit në shpella dhe komplekse tunelesh, efektet e kësaj arme janë më të rëndat në hapësirat e mbyllura.

Në vitin 2003, SHBA testoi një bombë 9,800 kg, të mbiquajtur “Nëna e të gjitha bombave”. Katër vjet më vonë, Rusia zhvilloi një pajisje të ngjashme, “Babai i të gjitha bombave” . Kjo krijoi një shpërthim të barabartë me një bombë konvencionale 44 ton – duke e bërë atë pajisjen shpërthyese jo-bërthamore më të madhe në botë.

g.kosovari

Next Post
Pentagoni: Po shohim “prova të qarta” të krimeve të luftës në Ukrainë

Pentagoni: Po shohim “prova të qarta” të krimeve të luftës në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com