• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dystropia kombëtare dhe mungesa e mjekëve që shërojnë këtë epidemi

by Dritan Hila
03/09/2019 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Amarildo Pregapuca është një shqiptar i ikur prej 25 vjetësh në Angli, atëherë kur shumica e shqiptarëve gjuante veriun e Italisë.

Mund të konsiderohet sipërmarrës pasi drejton në Londër një brigadë specialistësh të fushës së ndërtimit. Nuk është i përkëdhelur nga fati. Furtunat në Shqipëri i kanë prishur biznese dhe ky ka qenë shkaku fillestar që i ka dhënë rrugët. Tani që është rreth të pesëdhjetave po mendon rikthimin. Ka filluar të presë urat me Britaninë dhe të investojë rishtas në Shqipëri. Qënia emigrant për një kohë të gjatë i ka dhënë një këndvështrim të ftohtë për ngjarjet. Kështu, nëse i thua që Shqipëria trafikon drogë, të përgjigjet që Anglia ka bërë një luftë me Kinën për drogën e cila njihet si “Lufta e Opiumit”, ku ndër të tjera detyroi një kontinent të tërë të bëhej daulle dhe akoma nuk ka kërkuar falje, kur i tregon për luftën e bandave, të përgjigjet se në Angli vriten më shumë rrugëve por askush nuk merret me ta, kur i tregon për bandat shqiptare që kanë pushtuar Anglinë, të thotë se shqiptarët janë ende fëmijë në këtë fushë pasi bandat angleze të rrjepin të gjallë, ta bëjnë lëkurën daulle dhe të detyrojnë ta blesh e këndosh nën ritmin e saj. Por në planin makro, ai thotë se kjo zhurmë negativiste që ekziston në vendin tonë, është shërbimi më i keq që i bëhet biznesit me emrin Shqipëri. Askush nuk vjen të investojë në një vend i cili shan veten nga mëngjesi në darkë.

A ka defekt ky vend? Çdo përgjigje me sens është: pafund. Ne kemi probleme të mëdha në trajtimin e resurseve njerëzore; në planet perspektive dhe në strategjitë ekonomike; në administrimin e territorit dhe deri në planimetrinë e qyteteve. Pabarazia sociale në Shqipëri është e denjë vetëm për vendet e botës së tretë. Në vendin ku asistenca sociale është maksimalisht diku tek 70 dollarë në muaj, në kryeqytet ke dendësinë më të madhe të fuoristradave 70 mijë dollarëshe. Dhe për të kundërshtuar gjithë këtë ç’ekuilibrim të shoqërisë, shqiptarët kanë zgjedhur të ikin. Dhe përveç kësaj edhe të shajnë.

Vendi ynë është në një fazë kur dystropia (fenomeni që i shikon të gjitha gjërat negativisht) është kthyer në epidemi. Dhe kjo epidemi po tregon se ne nuk kemi fare mekanizma imunitarë që ta luftojnë, që në këtë rast është ajo që quhet elitë.

Personalisht mund ta kuptoj një punëtor që vetëm shan dhe ankohet madje del edhe në protesta të dhunshme. Por nuk mund ta kuptoj një mjek që ndjek të njëjtën vijë sjelljeje. Kush i ka penguar mjekët që të kenë organizatën e tyre, qoftë kjo sindikatë, shoqatë apo korporatë? Pse nuk organizohen të krijojmë mekanizma mbrojtës kundër gerontokracisë apo klanizmit?

E njëjta gjë vlen edhe për pedagogët. Të gjithë sot shajnë sistemin arsimor. Por kanë qenë këta pedagogë që kanë bërë suportin e atyre që sot i quajmë baronë të sistemit dhe e mjelin financiarisht. Dhe është e pakuptueshme sesi këta zgjidhjen e gjejnë tek e shara dhe jo krijimin e mekanizmave imunitarë. Janë ata që kanë kërkuar mbështetjen e politikës për të krijuar principtat e tyre dhe që tani shajnë pse janë në këtë gjendje.
Epidemia e ikjes ka përfshirē gjithë Ballkanin Perëndimor. Kjo është e kuptueshme për Serbinë që doli nga lufta dhe rrogat pësuan rënie me nga 10 herë; apo për Maqedoninë kompozimi etnik i së cilës e bën të pasigurt perspektivën e saj. Por Shqipëria ngjan e pakuptimtë. Shumëkush do të përgjigjet se është politika shqiptare që ka hequr shpresën. Politika shqiptare ka përgjegjësitë e veta të pamohueshme. Por kjo ka një mënyrë të rregullohet. Dhe natyrisht jo duke u hedhur nga anija për të kapur bregun tënd me not e pastaj nga bregu i ishullit të shash ata që ndenjën për të shpëtuar anijen dhe pasagjerët e saj. Kjo është burracakëri që nuk ka lidhje fare me kurajën qytetare apo reagimin civil.
Dhe për ta mbyllur me një shembull personal. Në vitin 2006 kur sapo isha kthyer nga shërbimi në Itali, gjeta në Ministrinë e Jashtme një klimë revolte pasi po bëheshin emërime jashtë kritereve ligjore dhe sipas preferencave partiake. Ju propozova nja dhjetë kolegëve të mi që të bënim një sindikatë e cila do të mbronte ligjin dhe individët. Në tavolinën e kafenesë të gjithë u treguan entuziastë. Pastaj, një e nga një dredhuan në nënshkrimin e aktit themeltar. Mbeta vetëm unë dhe një koleg. Pas kësaj as më dhimbsej njeri kur i hanin hakun. Kishin zgjedhur të bënin pazaret e tyre dhe dihet që në pazar fiton më i forti. Ndaj edhe shqiptarët nëse duan të bëjnë një vend perëndimor, duhet të ndjekin rregullat e tyre. Evropa nuk është bërë kjo që është nga qaramanët por nga kurajozët që kanë luftuar për të drejtat e tyre.

/dritare.net

Next Post
Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Presidenti do të thirret në datën 6 shtator

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Presidenti do të thirret në datën 6 shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In