• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dyshojmë se e kanë rrëmbyer”/ Djali i biznesmenit të zhdukur: Ditën e fundit ishte me një shok të vjetër

by Java News
05/11/2021 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 2 javësh, biznesmeni nga Kamza, Ruzhdi Hoxha 43-vjeç rezulton i zhdukur. Familjarët kanë bërë denoncim në komisariatin nr.5, pasi nuk kanë asnjë gjurmë të 43-vjeçarit që ushtronte aktivitet në fushën e shitjes së materialeve të ndërtimit dhe hidrokarbureve.

Ekskluzivisht për Klan News, djali i Ruzhdi Hoxhës, thotë se ai ka dalë me shoqërinë, me të cilët njihej prej vitesh. Njëri prej shokëve të tij, është dhe Fredi Rrushi, i cili është tashmë i arrestuar nga policia. Burimet policore bëjnë me dije se ndalimi i 43-vjeçarit është bërë për shkak se kërkohet nga Italia për tu ekstraduar për trafik të lëndëve narkotike.

Policia ka ngritur dyshime se ngjarja ka të bëjë me çështje borxhi, të cilat familjarët i mohojnë kategorikisht. Samir Hoxha shprehet se, deri tani nuk ka pasur asnjë kontakt te dyshimte për kërkim të shumave monetare apo pretendim për rrëmbim të 43-vjeçarit.

Dy javë pas ngjarjes policia ka shoqëruar më shumë se 10 persona, por ende nuk ka të dhëna konkrete për gjetjen e biznesmenit. Nga grupi hetimor janë këqyrur disa kamera sigurie, ku dyshimet janë ngritur mbi disa automjete. Destinacioni i fundit i policisë është zona e Dajtit në kryeqytet, për të cilin po kryhen kërkime intensive.

Intervista e plotë e Saimir Hoxhës me gazetarin e Klan News, Besar Bajraktaraj:

Samir Hoxha: Me datë 21 nga ora 12 e natës.

Gazetari: 12 e natës?

Samir Hoxha:  Po!

Gazetari: Tentuat që ta telefononit?

Samir Hoxha: Po.

Gazetari: Dilte i fikur?

Samir Hoxha: Ka folur vëllai.

Gazetari: Dhe çfarë ju tha, do vonohej?

Samir Hoxha: Jo. Normalisht si çdo herë.

Gazetari: U largua për një kafe? Për diçka?

Samir Hoxha: Jo, ashtu largohej normalisht pas punëve të veta.

Gazetari: Pas atij rastit kur keni tentuar që të komunikoni?

Samir Hoxha: Çdo ditë !

Gazetari: Telefoni pastaj rrinte i fikur?

Saimir Hoxha: Po. I fikur. Pas tre ditësh është bërë denoncimi në polici. Nga dita mbrapa shkova te policia.

Gazetari: Kush ishte personi i fundit që është larguar se dhe nga policia ka dyshime që të jetë larguar bashkë me…

Samir Hoxha: Personi i fundit, atë e di policia, i ka policia të gjitha. Përderisa unë ia kam lënë policisë në dorë i ka policia të gjitha.  Edhe sqarimin ua ka dhënë.

Gazetari: Nuk keni ndonjë dyshim?

Samir Hoxha: Jo, i ka policia dyshimet të gjitha. Vetë personalisht nuk kam. Për personin konkret e di policia, i fundit që është parë, është parë me një shok të vetin. Se ai vetëm me shokë rrinte.

Gazetari: E njihni ju?

Samir Hoxha: Po normalisht e njoh. E ka shok prej vitesh.

Gazetari: Ka pasur disa aludime nga burimet e policisë se mund të jetë për çështje borxhesh.

Samir Hoxha: S’ka lidhje çështje borxhesh. Se unë po shoh edhe disa media që po shkruajnë për çështje borxhesh e materiale ndërtimi. Me vëllanë kemi 2 biznese, 3 me gjithë karburantin. Kemi 3 biznese, unë me babin. Nuk kanë lidhje fare. Bizneset ne i kemi në zgjerim jo në falimentim. Ne nuk kemi asnjë biznes në falimentim. I kemi të gjithë në zgjerim e sipër. Nuk ka lidhje, nuk ka pasur borxhe, pot ë ketë pasur unë do ia dija. Nuk ka pasur as borxhe as një lloj gjëje. Thjesht disa gënjeshtra që i bëjnë mediat kot më kot. Nga mendja e vet sepse mua nuk më ka pyetur njeri. I pari që vjen e më pyet je ti. Nuk është se më ka pyetur njeri. I thonë nga mendja vet nga aludimet e veta.

Gazetari: Po fëmijët e vëllait për rrëmbimin, ju ka kontaktuar njeri?

Samir Hoxha: Jo. Fare.

Gazetari: Ju thatë edhe për punën e bizneseve, me këto 2 biznese që ju thoni është marrë babai kohët e fundit?

Samir Hoxha: Me mua. Me këto 2 biznese jemi marrë. Me fabrikë betoni dhe karburant. Me mua është marrë gjatë gjithë kohës.

Gazetari: Për shkak të natyrës së biznesit keni pasur konflikte?

Samir Hoxha: Jo kurrë konflikte. Nuk kemi pasur konflikte pune. Disa gjëra të tjera i di drejtoria, ato ju japin shpjegime.

g.kosovari

Next Post
COVID/ Austria numër tjetër rekord të infektuarish, mbi 9 mijë raste të reja

COVID/ Austria numër tjetër rekord të infektuarish, mbi 9 mijë raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In