• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyshohet si vrasje mafioze, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në një tabelë në mes të autostradës

by A R
30/09/2025 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dielën Belgjika u trondit nga një ngjarje e paprecedentë, pasi trupi i një burri, që besohet të jetë me origjinë shqiptare, u gjet i varur në një tabelë rrugore.

Trupi i pajetë u gjet nga policia në zonën e Anderlecht, pranë Qendrës tregtare Westland. “Trupi i një burri 29-vjeçar u zbulua në Unazën e Brukselit, pranë Anderlecht, në kufirin me Dilbeek”, konfirmoi kjo e fundit.

Ky rast sipas mediave belge të kujton metodat e përgjakshme të përdorura nga bandat e trafikut të drogës, që kryejnë vrasje për të mbjellë frikë në Bruksel.

Policia shkoi në vendngjarje, e shoqëruar nga Zyra e Prokurorit Publik të Brukselit, të cilët nuk përjashtojnë pistën e vetëvrasjes në këtë fazë.

Megjithatë, rasti po cilësohet si një akt me dhunë ekstreme. Trupi u gjet pranë ‘Westland Shopping’, që ndodhet jo larg nga qyteti i Peterbos, një vend strategjik për trafikun e drogës në Bruksel.

Edhe pse nuk është vërtetuar një lidhje mes bandës së Peterbos dhe trupit të gjetur të varur, ky është një rast tjetër i dhunës në një zonë të ndjeshme të Brukselit.

Nëse lidhja me trafikun e drogës do të konfirmohet në ditët e ardhshme, incidenti i kësaj të diele do ta zhvendosë kryeqytetin në një kontekst të paprecedent. “Ngjan me metodat e karteleve meksikanë”, thotë një burim i informuar.

Këto kartele janë të njohur për dhunën ekstreme dhe përdorimin e metodave brutale të represionit ndaj rivalëve, tradhtarëve ose atyre që nuk respektojnë rregullat e tyre. Disa raste të varjes publike janë regjistruar në Meksikë vitet e fundit, në lidhje direkte me këto banda, përfshirë kartelin më të njohur, atë të Sinaloas, të udhëhequr nga Joaquin Guzman, i njohur si “El Chapo”.

Në një intervistë për ‘Het Laatste Nieuës’ në gushtin e kaluar, Eric Jacobs, drejtori i Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit, vëzhgonte praninë në kryeqytet të mafies së Marsejës, të famshmes “Mocro-Mafia”, të rrjeteve shqiptare dhe bandave me origjinë nga Afrika e Veriut.

“Të gjithë përdorin të njëjtat metoda: kërcënim dhe vrasje”, thoshte Eric Jacobs. “Çfarë shohim është vetëm maja e ajsbergut. Ndodhin shumë gjëra më shumë në botën e nëndheshme: kërcënime, intimidime… dhe po, edhe tortura. Ne nuk kemi raste aktive të torturave, por kemi zbuluar raste të tilla pas dekodimit të komunikimeve të fshehta. Këto janë teknika të mafias”, tha drejtori i policisë gjyqësore federale në gusht.

Next Post
Ryshfet 1 mijë euro, lihet në burg edhe ish-inspektori tjetër i IMT-së

Ryshfet 1 mijë euro, lihet në burg edhe ish-inspektori tjetër i IMT-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In