Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme në Prush të Tiranës.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I.A., i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Njoftimi i policisë:
Identifikohet dhe arrestohet në kohë rekord, autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr, kishte rënë zjarr dhe ishin djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllëzuar, menjëherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat i provave të grumbulluara u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” i shtetasit I.A., 57 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.