Dy shqiptarë dyshohet se janë autorë të vrasjes së Momçilo Gjurishiq, 69-vjeç, ngjarje e ndodhur me 4 korrik të këtij viti në Ulqin.
Oficerët e Sektorit për Luftën kundër Krimit, së bashku me kolegët e Qendrës së Sigurisë së Tivarit, ngritën akuza penale kundër dy shtetasve shqiptarë, Vinçenc Piroli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç.
Shefi i Departamentit për Luftimin e Krimit të Përgjithshëm në SBPK, Aleksandar Boshkoviq, tha në konferencën e sotme për shtyp se janë gjetur sendet e përdorura në vrasje.
Ai njoftoi se do të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar për të dyshuarit.
/a.r











