• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dyshohet se u helmua me urdhër të Putinit, Gjermania nis hetimet për gazetaren ruse

by Java News
25/08/2023 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorët gjermanë thanë më 25 gusht se po hetojnë tentativën për vrasjen e gazetares ruse me bazë në Berlin, Elena Kostyuchenko, pasi ajo ishte një nga tre gazetaret ruse në mërgim që përjetuan simptoma të ngjashme të helmimit.

Kostyuchenko, një korrespondente e huaj që ekspozoi krimet e dyshuara ruse të luftës në Ukrainë, tetorin e kaluar përjetoi çorientim ekstrem, dhimbje barku dhe fryrje të ekstremiteteve gjatë një udhëtimi me tren nga Munihu në Berlin.

“Kur dola në stacionin e trenit, e kuptova se nuk po mund ta gjeja se si të kthehesha në shtëpi”, shkroi ajo dy javë më parë në revistën letrare n+1. “E dija që duhej të transferohesha në metro, por nuk mund ta gjeja se si”.

Dy javë më parë, portali hetues The Insider raportoi se mjekët me të cilët ishin konsultuar kishin thënë se simptomat e saj përkonin me helmimin.

“Mund ta konfirmojmë se një hetim për tentativën për vrasje të Elena Kostyuchenko është në pritje”, tha të premten një zëdhënës i prokurorëve të Berlinit.

The Insider raportoi se dy gazetare të tjera ruse që jetonin në mërgim përjetuan simptoma helmimi gjatë të njëjtës periudhë: në maj të vitit 2023, Natalia Arno, presidente e Fondacionit Rusia e Lirë me qendër në SHBA, u sëmur në Pragë. Në tetor, gazetarja Irina Babloyan u sëmur në Tbilisi.

Kostyuchenko dhe mjekët e saj fillimisht besuan se ajo vuante nga simptomat e COVID-19 dhe, kur u kryen testet e plota, ishte tepër vonë për të testuar për mbetje helmi ose ndonjë test që do ta konfirmonte helmimin.

Prokurorët gjermanë nuk pranuan të japin detaje të mëtejshme për hetimit, shkaku i, siç thanë ata, ndjeshmërisë së rastit.

Kostyuchenko punoi për Novaya Gazeta, gazetën e pavarur që fitoi Çmimin Nobel për Paqen për raportimin e saj për Rusinë, deri kur u mbyll. Në këtë gazetë kishte punuar edhe Anna Politkovskaya, gazetarja e vrarë pas raportimit për luftërat e Rusisë në Çeçeni.

Që nga mbyllja e kësaj gazete, ajo ka punuar për faqen ruse të lajmeve Meduza, me bazë në Vilnius. Tani duke jetuar në fshehtësi, Kostyuchenko tha se ende po vuante nga disa efekte të helmimit.

“Jam vërtet e rraskapitur edhe pse kam shumë punë për të bërë”, tha ajo për agjencinë e lajmeve Reuters./REL

Next Post
Vinte nga Ekuadori/ Policia spanjolle kap 9.5 ton kokainë në kontejnerin me banane: Ngarkesa me e madhe që është kapur ndonjëherë!

Vinte nga Ekuadori/ Policia spanjolle kap 9.5 ton kokainë në kontejnerin me banane: Ngarkesa me e madhe që është kapur ndonjëherë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In