• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyshohet se ndodhet në Shqipëri, nëna amerikane ngre alarmin: Më kanë rrëmbyer vajzën!

by S T
14/08/2024 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetasja amerikane Tracy Shannon Lyn, e cila është banore e përhershme në Tivar të Malit të Zi për të katërtin vit, ka denoncuar sot në polici se vajza e saj e mitur Zynlee Ryan është rrëmbyer nga babai i saj Thomas Hollenbeck.

Sipas Shannon Lyn, Thomas Hollenbeck është ish-burri i saj. Ajo shprehet se Thomas Hollenbeck ka kaluar ilegalisht kufirin malazezo-shqiptar me vajzën e tyre gjashtëvjeçare.

Shannon Lyn është njoftuar përmes Ambasadës Amerikane në Podgoricë se ka kërkuar pasaportë për fëmijën në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Ndërkohë bëhet e ditur se edhe Interpoli është informuar për rrëmbimin e fëmijës.

Shannon Lyn tha për portalin Primorski në Malin e Zi se mëngjesin e 14 gushtit është informuar nga Ambasada Amerikane në Podgoricë se Thomas Hollenbeck në Ambasadën Amerikane në Tiranë ka kërkuar që të bëhet një pasaportë për fëmijën e tyre Zynlee Ryan.

“Në Mal të Zi janë duke vazhduar procedurat gjyqësore lidhur me kujdestarinë e të miturës Zynlea Ryan. Gjykata ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar.

Vitin e kaluar, në shtator, gjykata e lejoi Tomasin të shihte vajzën tonë dy herë në javë, të martën dhe të premten nga ora 16-21. Këtë të drejtë ai filloi ta përdorte vetëm në qershor të këtij viti.

Ka ndodhur që ai është vonuar, por ka deklaruar se këto janë arsye objektive, bllokim trafiku. Deri mbrëmë ka informuar gjithmonë me telefon. Mirëpo, mbrëmë kur nuk e solli fëmijën, e thirra, por telefoni ishte i fikur.

Gjatë natës pas orës 22:00, shkova në Qendrën e Sigurimit të Tivarit dhe raportova se fëmija nuk ishte kthyer në shtëpi. Isha shumë e shqetësuar. Kisha frikë se mos e kishte rrëmbyer. Fatkeqësisht, kjo u konfirmua sot në mëngjes”, tha Shannon Lyn për Primorski Portal.

Sipas Shannon Lyn, Ambasada Amerikane në Tiranë u konfirmoi kolegëve të tyre në Podgoricë se e kishin parë fëmijën dhe se ajo dukej mirë fizikisht.

Gjithnjë sipas nënës së vajzës, Ambasada e SHBA në Podgoricë përcolli raportimin e gjithçkaje në polici dhe Interpol.

Shannon Lyn pretendon se Interpolit i takon të urdhërojë Ambasadën Amerikane në Tiranë që të kërkojë ekstradimin e fëmijës gjashtë vjeçar te nëna në Mal të Zi.

Në deklaratën e saj në polici, në të cilën portali Primorski arriti të marrë informacion, Shannon Lyn deklaroi se Thomas Hollenbeck ishte dënuar për disa krime.

Nga SHBA, Shannon Lyn u shpërngul me fëmijët e saj në Mal të Zi, Tivar, katër vjet më parë.

Next Post
Trump apo Harris? Ja ç’parashikon sondazhi i fundit! Si ndahet mbështetja në shtetet kyçe

Trump apo Harris? Ja ç’parashikon sondazhi i fundit! Si ndahet mbështetja në shtetet kyçe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com