Vajza e cila u gjet pa shenja jete paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, saktësisht poshtë urës së “Dajlanit”, dyshohet të jetë vrarë.
Burime nga policia thanë për ABC se gjatë kqyerjes që i është bërë trupi të viktimës, janë konstatuar dëmtime në pjesë të ndryshme.
Mësohet se vajza është gjetur e zhveshur, ndërsa grupi hetimor ka dyshime se me të është abuzuar seksualisht.
“Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia e Durrësit paraditen e sotme./m.j