• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dyshohet se e shiti te grupi Wagner, Putin nxjerr në pension Gjeneralin Armagedon

by A R
23/08/2023 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti rus, Vladimir Putin ka shkarkuar gjeneralin Sergei Surovikin nga posti i kreut të forcave ajrore të vendit.

Thashethemet për këtë filluan të qarkullonin një javë më parë, por gazetari Alexei Venediktov tha në kanalin e tij Telegram se Surovikin, të cilit Putin i besoi edhe pushtimin e Ukrainës, është larguar tashmë me dekret zyrtar.

Por, kush është Sergei Surovikin?

Gjeneralit, të cilit iu besua drejtimi i trupave në luftë pak muaj më parë, nuk është parë më në publik që rebelimi jetëshkurtër i grupit Wagner ndaj Kremlinit në qershor.

Që nga rebelimi, raportet e lajmeve ruse dhe të huaja kanë thënë se gjenerali Surovikin po hetohej për bashkëpunim të mundshëm në Yevgeny Prigozhin për të rrëzuar Putinin nga pushteti.

Komandanti i egër, që mori nofkën “Gjenerali Armagedon” nga shtypi rus njihet për taktikat e tij agresive në konfliktin sirian.

Ai është një veteran ushtarak që shërbeu në luftën e Bashkimit Sovjetik me Afganistanin gjatë viteve ’80.

55-vjeçari po ashtu mbahet mend pasi dha urdhrin që trupat të hapnin zjarr ndaj protestuesve pro-demokracisë në vitin 1991 në Moskë, kur tre persona u vranë gjatë ditëve të fundit të Bashkimit Sovjetik.

Ai drejtoi forcat ruse gjatë Luftës Siriane në 2017, ku akuzohet për bashkëpunim në bombardimet pa dallim të luftëtarëve të opozitës dhe për mbikëqyrjen e sulmeve me armë kimike, që i mundësuan qeverisë së Bashar al Assad të rimerrte kontrollin e pjesës më të madhe të vendit.

Gjatë kryengritjes së armatosur të Prigozhin, ai u bëri thirrje luftëtarëve të Wagner-it që të ktheheshin në bazë dhe t’i bindeshin Vladimir Putinit, por kjo deklaratë e tij bëri që në Kremlin të dyshonin për atë çfarë dinte gjenerali Surovikin.

Një raport i New York Times, bazuar në një konferencë të inteligjencës amerikane, tha të martën se ai kishte njohuri paraprake për kryengritjen dhe se autoritetet ruse po verifikojnë nëse ai ishte bashkëpunëtor në grushtin e shtetit.

Disa media ruse kanë raportuar se gjenerali Surovikin që atëherë është arrestuar, por kjo nuk është arritur të verifikohet nga Perëndimi.

/a.r

Next Post
Alberto Nunez Feijoo merr mandatin për krijimin e qeverisë në Spanjë

Alberto Nunez Feijoo merr mandatin për krijimin e qeverisë në Spanjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

February 25, 2026
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore, por mohon përfshirjen në krimet e Jeffrey Epstein: Ishte gabim i madh, më vjen keq

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore, por mohon përfshirjen në krimet e Jeffrey Epstein: Ishte gabim i madh, më vjen keq

February 25, 2026
Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

February 25, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

Dekretohet ligji për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime edhe për krerët e drejtësisë

February 25, 2026
Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

February 25, 2026
Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

February 25, 2026
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

February 25, 2026
Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

February 25, 2026
Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

February 25, 2026
Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In