• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dyshohet për masakrën e Fushë-Krujës, kush është Fatjon Murati që ndodhej në makinë me Indrit Doklen

by A R
09/10/2022 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Indrit Dokle, i cilësuar si drejtuesi i Bandës së Durrësit, është shoqëruar ditën e djeshme në Policinë e Tiranës së bashku me shtetasin Fatjon Murati.

Sipas burimeve, Murati është një nga personat që dyshohen si të përfshirë në atentatin e trefishtë të ndodhur në Krujë. Mes emrave që kërkohen të pyeten nga prokuroria e Kurbinit për atë ngjarje është dhe Gentian Reçi, djali i ish-policit të vrarë Xhelal Reçi, vetë Indrit Dokle që është në lidhje krushqie me ish-policin e vrarë si dhe Ramazan Rraja.

Sipas deklaratës së policisë, Murataj, ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor me Kristjan Gjinin, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, ku u sekuestrua një arsenal armësh në një banesë në kryeqytet.

Indirit Dokle është liruar nga burgu në janar të vitit 2020. Sipas dëshmisë të penduarit  Nuredin Dumanit, Ervis Martinaj kishte paguar një shumë rreth 500 mijë euro për të ekzekutuar pikërisht Doklen.

Në atentatin në Fushë Krujë, humbën jetën Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinajt.

Deklarata e Policisë

Në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore.

/a.r

Next Post
Kievi mohon autorësinë e sulmit në urën e Krimesë, Rusia: SHBA po zhvillon një luftë me prokurë

Kievi mohon autorësinë e sulmit në urën e Krimesë, Rusia: SHBA po zhvillon një luftë me prokurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In