Katër raste të reja dyshohet se kanë rezultuar me koronavirus në Krujë.
Tre raste thuhet se janë punonjës të një fasonerie, ndërsa një tjetër është djali i njërës prej punonjëseve, raporton BW.
Me rastet e reja, ende të pakonfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë, totali i të infektuarve në këtë qytet arrin në 11.
Po kështu mësohet se Policia bashkiake e Krujës ka mbyllur tregun e fruta perimeve në qytetin e Krujës që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Me orarin e ri të lëvizjes për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, e gjithë Shqipëria duke nisur prej ditës së sotme në orën 17:30 deri të hënën do të jetë i mbyllur.
g.kosovari