• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dyshja kosovare hapi festivalin e baletit në Grac me pjesë nga “Xhuljeta pa Romeon”

by Aalison Pearse Stevens
11/07/2016 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fotografia e dy balerinëve kosovarë – që reflekton një moment emocionues dashurie- është shndërruar në imazh të një festivali austriak të vallëzimit.

E shkrepur për të promovuar shfaqjen e baletit “Xhuljeta pa Romeon”, fotografia me balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, Teuta Krasniqi e Fatmir Smani, është publikuar në ueb faqen dhe profilin zyrtar në rrjetin social “Facebook” të “Internationale Bühneëerkstatt Tanztheaterfestival”, shkruan “Koha Ditore”.

E audienca e këtij festivali, të dielën mbrëma, i ka parë në lëvizje të dy protagonistët. Një performancë e duos, e shkëputur nga shfaqja e baletit e realizuar me koreografi të Darrel Toulon ka hapur edicionin e 25-të të këtij festivali.

Performanca hapëse e duos nga Kosova qe vetëm paralajmërim për pjesëmarrjen e Baletit Kombëtar të Kosovës në festivalin e njohur të baletit në qytetin austriak. Më 13 dhe 14 të këtij muaji, “Xhuljeta pa Romeon”, – që u dha premierë në Prishtinë në qershor – do të shfaqet para audiencës së “Internationale Bühneëerkstatt Tanztheaterfestival”.

Ky festival ishte themeluar më 1992 si platformë për vallëzim teatri për balerinët dhe aktorët e rinj dhe e ka konceptuar veten si një lloj forumi që synon përmbajtje dhe metoda të reja artistike të komunikimit e mendimit lidhur me vallëzimin në teatër… (b.an)

Next Post

VIDEO e parë mbi 3.8 mln herë.... kur një fëmijë portugez ngushëllon tifozin francez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In