• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dyshimi/A ishte vërtet hebre Adolf Hitleri dhe bashkëshortja e tij Eva Braun? (Fotot)

by Java News
21/04/2020 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adolf  Hitleri lindi 131 vjet më parë në Branau, një qytezë e vogël austriake në kufi me Gjermaninë. Udhëheqësi nazist, ka mbetur në histori si arkitekti i konfliktit më të përgjakshëm në historinë e njerëzimit.

Por emri i tij, lidhet edhe me projektin famëkeq të zhdukjes së plotë të një kombi të lashtë, sikurse është ai hebre. Historianët debatojnë ende sot mbi origjinën e urrejtjes së Hitlerit ndaj hebrenjve. Nëse nisemi nga libri i tij autobiografik “Mein Kampf”, që u bë njëherazi edhe manifesti i tij ideologjik, rrënjët e kësaj urrejtje gjenden tek vitet universitare në Vjenë.

Megjithatë studime të viteve të fundit, kanë hedhur dyshim se Hitleri është në fakt djali i paligjshëm i një hebreu gjerman. Një pretendim i ngjashëm, qarkullon edhe për bashkëshorten e tij Eva Braun.

Një studim më i fundit i botuar vitin e kaluar në Gazetën e Studimeve Evropiane, i drejtuar nga mjeku dhe psikologu Leonard Saks, ofroi prova të reja për origjinën hebreje të Adolf Hitlerit. Ky studim hedh poshtë pretendimet e historianit gjerman, Nikolaus von Preradoviç që ka deklaruar: “Asnjë hebre nuk ka jetuar në Grac para vitit 1856”.

Duke u bazuar në të dhëna nga arkivat austriake të viteve 1800, dr.Saks dokumenton se në fakt në Grac ka pasur një komunitet hebrenjsh që para vitit 1850. Dhe dr.Saks paraqet prova të shumta, se Preradoviç ishte një simpatizant i nazizmit, dhe që ndihej i fyer nga hipoteza se Adolf Hitleri ishte një Vierteljude (çerek çifut)”.

Pretendimi se Hitleri kishte prejardhje hebreje, u ngrit për herë të parë nga avokati i tij personal, Hans Frank. Në vitin 1930, 16 vjet para ekzekutimit të tij në Gjykatën Ndërkombëtare Ushtarake në Nuremberg, Frank pretendoi se kishte zbuluar të dhëna se gjyshi nga babai i Hitlerit, ishte një hebre që kishte jetuar në Grac të Austrisë.

Pretendimet e Frank u botuan për herë të parë në vitin 1953, si pjesë e kujtimeve që kishte lënë, pasi u ekzekutua me akuzën e krimeve të luftës. Sipas britanikes “The Sun”, Frank zbuloi prova se gjyshi i Hitlerit jetonte në të njëjtën shtëpi ku jetonte edhe gjyshja e Hitlerit, Maria Shiklgruber.

Mbi këtë të fundit dihet shumë pak derisa u bë 42-vjeçe. Ajo lindi djalin e saj Alois Hitler në vitin 1837, dhe nuk pranoi të japë detaje se kush ishte babai i tij. Prifti i zonës, e pagëzoi si Alois Shiklgruber, dhe ky u rregjistrua si “i paligjshëm” në regjistrin kishtar të pagëzimeve.

Më vonë, Shiklgruber u martua me Johan Hajdler, dhe mbiemri i saj ndryshoi nga Shiklgruber në Hitler. Se përse ndodhi ky ndryshim mbiemri në Hitler dhe jo Hajdler, kjo gjë mbetet e paqartë. Maria vdiq në vitin 1847 në Austrinë e Poshtme.

Vetë Hitleri urdhëroi SS që të hetonin mbi një pretendim të tillë, dhe ata supozohet se nuk gjetën prova të ndonjë lidhje mes Fyhrerit dhe hebrejve. Ndërkohë, në vitin 1937, Hitleri urdhëroi gjenealogistin Rudolf Kopenshtajner që të publikonte në media pemën e tij familjare, për t’i treguar të gjithëve se paraardhësit e tij të ishin gjermanë nga Austria.

Dyshime të ngjashme, sillen edhe rreth bashkëshortes së tij Eva Braun. Një dokumentar i transmetuar në televizionin britanik “Channel 4” në vitin 2014, pretendoi se Eva mund të ketë pasur prejardhje hebreje. Në të thuhet se analiza e ADN-së e mostrave të flokëve të marra nga një krëhër që pretendohet se i përkiste Braunit, sugjeron se diktatori fashist përgjegjës për vrasjen e miliona hebrenjve, mund të jetë martuar padashur me një grua me origjinë hebreje.

Krëhëri thuhet se u gjet në fund të Luftës së Dytë Botërore në dhonën e Braun në rezidencën alpine Berghof të Hitlerit në Bavari, nga një oficer i inteligjencës së ushtrisë amerikane. Ekspertët mjeko-ligjorë, zbuluan në flokët e gjetura një sekuencë specifike brenda ADN-së mitokondriale, një gjenom i vogël brenda mitokondrive të qelizës që kalohet nga nëna tek vajzae pandryshuar ndër breza, që i përket haplogrupit N1b1, i cili ka lidhje me hebrenjtë Ashkenazi.

Ndihmës-fotografja Braun ra në dashuri me Hitlerin qëkur ishte vetëm 17-vjeç, edhe pse Fyhreri ishte 23 vjet më i madh në atë kohë. Hitleri e urdhëroi sekretarin e tij personal Martin Borman të hetonte origjinën e familjes Braun, për t’u siguruar që ajo ishte “Ariane”, dhe që nuk kishte paraardhës hebrenj.

Pasi u sigurua që nuk kishte asnjë të tillë, miqësia mes tyre përparoi. Por nga frika se marrëdhëniet mes të dyve do ta dëmtonte imazhin e tij publik, Hitleri nuk pranoi për shumë kohë që të martohej me Evën, dhe e mbajti lidhjen me të një sekret shtetëror.

“Channel 4” përdori flokët e gjetura në verën e vitit 1945 nga Pol Baer, ​​kapiten i ushtrisë amerikane. Në dokumentar shfaqen foto të Baer në Berghof atë vit, ndërsa krëhëri është vlerësuar si autentik nga ekspertët. Djali i Baer ia shiti krëhërin e Braun koleksionistit Xhon Reznikof.

Ndërkohë, prezantuesi i emisionit “ADN-ja e të vdekurve të famshëm”, Mark Evans ia bleu krëhërin Reznikofit për 2.000 dollarë. Më pas flokët e gjetura në të iu dërguan një ekipi ndërkombëtar ekspertësh mjeko-ligjorë për analiza.

Një zëdhënës i “Channel 4 tha”: “Në shekullin XIX, shumë hebrenj Ashkenazi në Gjermani u konvertuan në fenë katolike. Ndaj Eva Braun nuk kishte gjasa ta dinte prejardhjen e saj, dhe pavarësisht hetimeve as Hitleri”.

Ndërsa rezultatet e analizave, e nxisin më tej debatin, ato nuk janë shterruese. Për të vërtetuar se flokët vinin nga koka e Eva Braunit, Evans u përpoq të merrte një mostër nga AND-ja nga njëra prej 2 pasardhësve të mbijetuar të Eva Braunit, por që të dy refuzuan.

Përpjekja e producentëve për të blerë flokët e Hitlerit, përfundoi në një situatë të sikletshme, kur doli se flokët iu shitën televizonit për 3 mijë dollarë nga historiani kontrovers Dejvid Irving, që e mohon Holokaustin. / Burimet: FoxNews.com; The Independent.com – Në shqip nga bota.al

Next Post
Itali/Justifikimi i shqiptarëve të arrestuar me drogë“Kthehem nga varrimi, po shkoj të blej peshk”

Itali/Justifikimi i shqiptarëve të arrestuar me drogë“Kthehem nga varrimi, po shkoj të blej peshk”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In