• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dyshimet për idetë e Bashës mbi reformën zgjedhore

by Mero Baze
19/09/2017 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

E vetmja gjë që po bën mirë Lulzim Basha është që po flet për reformën zgjedhore qysh tani. Të tjerat , sidomos ato çfarë flet duhet ti mendoj. Sidomos kur vendos veton për sistemin, votimin elektronik, apo votën e emigrnatëve, pasi po krijon vërtet dyshime që ose nuk di çfarë thotë, ose që është pjesë e ndonjë pazari për ta çuar PD në fund fare.

Debati I pare, ai për sistemin, është një luks I madh për tu prerë nga Lulzim Basha si fjalë e parë dhe e fundit. Lulzim Basha është ndoshta më I padituri dhe më I painformuari realisht mbi sistemet elektorale që janë përdorur në Shqipëri këto 25 vjet.

Ai vet ka hyrë në politikë me një sistem të përzier me bazë propocionale dhe ka vazhduar me propocionalin rajonal. Që të dy janë sisteme që deformojnë votën, pasi nuk përputhet parimi “një votë një qytetar”. I vetmi system I drejt, ku I përgjigje parimit  “një votë një qytetar”, është sistemi I vitit 1992,  një sitem me bazë mazhoritare, ku korrektohen 40 vende në propocional. Më thjeshtë akoma, vetëm në vitin 1992 ti ishe I detyruar që po të votoje kandidatin, do të votoje automatkisht dhe partinë e tij, pa bërë lojën e “Dushkut” . Në ato zona elektorale, ku deputetët e një partie, dilnin direkt nga vota e popullit, ajo parti nuk kompesohej në propocional. Kompesohej vetëm partia që nuk kishte mundur ta realizonte deputetin dhe që kishte kapur pragun elektoral.

Ky sistem është I vetmi që ruan edhe integritetin e parimit  “një votë një qytetar” dhe respekton votën popullore për partinë.

Të gjitha sistemet e tjera të reformuara pas tij janë ngritur mbi devijimin e votës së qytetarit dhe askush nuk I përgjigjet parimit  “një votë një qytetar”. Në disa sisteme një votë vlen për pesë qytetarë e në disa pesë qytetarë vlejnë për një votë, në varësi të hapësirvae që i është dhënë spekullimit të votmit për partinë.

Sistemi I pastër mazhoritar është po ashtu një sistem I drejt, por shumë penalizues për partitë e vogla, biles dhe për partinë e dytë në shumë raste. Por është I drejtë në parim, pasi e respekton parimin  “një votë një qytetar”.

Kërkesa e prerë e Lulzim Bashës për sistem të pastër mazhoritar, duket e guximshme, po të kemi parasysh, se zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri janë zhvilluar me këtë sistem, dhe PD ka humbur thellë, duke mos e ndalur dot Partinë e Punës, të merrte dy të tretat e parlamentit. Dhe PD më 1991, kishte më shumë vota se sa ka parti e Bashës sot.

Mazhoritari nuk është një sistem për tu kritikuar, por kam përshtypjen se Basha e thotë me një lehtësi të padurueshme mendimin e tij për reformën, pa u konsultuar as me të vetët, dhe as me ata që e njohin sistemin. Një gjë është e sigurt, që me këtë sistem mazhoritar, PD shkon drejt  një pakice të pakthyeshme më në shumicë. Ajo ka sot 8 deri 10 zona me shanse për të fituar, nga 100 zona elektorale. Tani Basha ose nuk kupton fare nga kjo pnë, ose e thotë me shpresë ta kundërshtoj PS dhe ai të gjej një shkak për të përmbys dialogun. Po në PS nuk besoj se gjen kaq budallenj ti bien të mirës me shkelma.

Nga ana tjetër votimi i diasporës, që e përmend dhe Edi Rama, si premtim, duhet marrë me seriozitet dhe duhet ponderuar, për të zbutur peshën e votës së diasporës, që nuk jeton këtu, në raport me qytetarët që jetojnë dhe punojnë këtu.

Fjala vjen ne mund të bëjmë 5 zona elektorale të diasproës dhe diaspora të votoj për pesë deputetët e saj, duke I ndarë propocionalisht sipas shteteve. I fiton ai shtet që kap numurin e votive për një deputet. Kjo shmang ndikimn e barabartë të votës së diasporës në raport me votuesin e brendshëm dhe respekton vullentin politik të diasporës.

Në parlamentin e viteve 24 -39, Shqipëria ka pasur dy deputetë të Kosovës në parlametin shqiptar , pasi e quante diasporë. Për shembull Avni Rustemi ka qenë deputet I Kosovës.

Tani ky kriter mund të përdoret për për shtetasit e Shqipërisë në botë.

Votimi elektronik në këtë rast do të ishte një zgjidhje perfekte, por mundësia për ta realizuar atë, duhet të kaloj përmes garancive ndërkombëtare, sidomos të OSBE. Në një vend ku opozita nuk beson as votën e shkruar e zeza mbi të bardhë, pranimi I numurimit elektronik, më duket më shumë një alibi e re për një humbje të thellë se sa një zgjidhje që e shpëton nga humbja. Sidoqoftë nëse ajo çertifikohet nga OSBE /ODHR do të jetë një shpëtim për infrastrukturën e rënduar të zgjedhjeve që kemi, dhe rrjetin e komisionerëve dhe numuruesve të përjetshëm.

Të treja këto ndryshime, kërkojnë debat të madh dhe profesional, por kurrsesi kushtëzime dhe mendime personale, sidomos nga një kryetar partie. Lulzim Basha duhet të flas i fundit për opsione konkrete, pasi jo vetëm që nuk di, por kështu si flet, ngjallë shumë dyshime. Duket sikur ose nuk kupton gjë fare, ose vërtet ka pazar me Edi Ramën që herën tjetër të dal me 10 deputetë.

a.ç

Next Post
Kujdes kur flisni! Ja metoda e re për të zbuluar gënjeshtrën

Kujdes kur flisni! Ja metoda e re për të zbuluar gënjeshtrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In