• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dyshimet për evazion/ “Pse u ka rënë xhiro”, tatimet sërish letër paralajmëruese bizneseve

by A R
07/09/2016 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria Rajonale Tiranë u ka nisur ditët e fundit njoftime elektronike bizneseve ku i njofton se xhiro e tyre ka rënë në tremujorin e tretë dhe i paralajmëron se do të jenë objekte kontrolli.

“Në kuadër të masave të marra për sensibilizimin e tatimpaguesve, si dhe duke vlerësuar treguesit tuaj të deklaruar mbi lëshimin e kuponave tatimorë, nisur nga transmetimi  pajisjeve fiskale rezulton se nga ana juaj është ulur ndjeshëm numri i kuponave si dhe xhiro e realizuar, krahasuar me tremujorin e dytë 2016!”, thuhet në njoftimin e tatimeve.

Njoftimi vijon më tej duke paralajmëruar se “Ju kujtojmë se në funksion të zbatueshmërisë së legjislacionit tatimor nga ana e Drejtorisë Rajonale Tiranë do të jeni në monitorim të vazhdueshëm dhe nëse konstatohet në vijimësi i njëjti fenomen do të jeni subjekt kontrolli. Nga ana juaj duhet të merrni masa për deklarim real të qarkullimit të aktivitetit tuaj, duke lëshuar kupon për çdo shitje të realizuar me para në dorë ”.

Nuk është hera e parë që tatimet u dërgojnë subjekteve të ndryshme njoftime ku u kërkohet “llogari” se pse u ka rënë xhiro. Që prej një viti, kur nisi dhe aksioni antiinformalitet, në fokus ka qenë rritja e përdorimit të faturave.

Por, bizneset ankohen se këto shkresa janë subjektive, pasi po nisen pa një bazë reale dhe teksi është njëlloj për të gjithë. “Xhiro më ka rënë pasi është shtuar konkurrenca, ndërkohë që fuqia blerëse sa po vjen e bie”, thotë një biznes tregtues pranë Bllokut, i cili pak muaj më parë u klasifikua si biznes i madh.

Tatimet në vështirësi, ngadalësohet rritja e të ardhurave, ikin edhe paratë e Bankers

Muajt e fundit është konstatuar dhe një rënie e ritmit të mbledhjes së të ardhurave tatimore. Të ardhurat nga tatimet e doganat kanë shënuar në korrik ndër ritmet më të ulëta të rritjes përgjatë këtij viti. Sipas të dhënave të detajuara të Ministrisë së Financave, në korrik të ardhurat nga tatimet e  doganat ishin 29.3 miliardë lekë, me një zgjerim prej vetëm 2.6%, larg rritjes dyshifrore të konstatuar përgjatë disa muajve të mëparshëm.

Ecurinë më negative  e ka shënuar TVSH-ja, të ardhurat nga të cilat në korrik ishin 11.26 miliardë lekë, me një rënie prej 0.6% në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. TVSH është një tregues direkt i qarkullimit të mallrave në ekonomi.

Në rënie kanë qenë dhe të ardhurat nga tatimfitimi, me 5.5%, në 1.59 miliardë lekë, një zë ky që në 6 muajt e parë të vitit kishte pasur një performancë mjaft të mirë, duke udhëhequr rritjen e të ardhurave. Pas zgjidhjes së konfliktit me Bankers Petroleum në favour të kësaj së fundit, financat duhet t’i kthejnë kompanisë së naftës 37 milionë dollarë që ajo ka paguar deri tani, ndërkohë që nuk do të marrë edhe rreth 10 milionë dollarë që kishin mbetur pa paguar nga shuma prej 57 milionë dollarë, që tatimet iniciuan për Bankers në nëntor të vitit të kaluar, si rrjedhojë e mosnjohjes së rreth 200 milionë dollarë shpenzime kapitale të 2011-s.  (Audituesi i jep të drejtë Bankers Petroleum; shteti duhet t’i kthejë 37 milionë dollarë që ka marrë deri tani

Shkresa e plotë dërguar subjekteve:

Të  nderuar  Tatimpagues!

Në  kuadër të masave të marra për sensibilizimin e tatimpaguesit si dhe duke vlerësuar treguesit tuaj të deklaruar mbi lëshimin e kuponave tatimorë, nisur nga transmetimi i pajisjeve fiskale rezulton se nga ana juaj është ulur ndjeshëm nr. i kuponave si dhe xhiro e realizuar , krahasuar me tremujorin e dyte  të vitit 2016!

Ju kujtojmë se, në funksion të zbatueshmërisë së Legjislacionit Tatimor,nga ana e Drejtorisë Rajonale Tiranë do jeni në monitorim të vazhdueshëm dhe nëse konstatohet në vijimësi i njëjti fenomen do të jeni objekt kontrolli .

Nga ana juaj, duhet të merrni masa për deklarimin real të qarkullimit të aktivitetit tuaj, duke lëshuar kupon për çdo shitje të  realizuar me para në dorë.

Duke Ju falenderuar,paraprakisht për bashkëpunimin,

Faleminderit për bashkëpunimin Drejtoria e Sherbimit për Tatimpaguesit Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë /Monitor/a.m.

Next Post
Ngritet aktakuzë ndaj kamermanes që sulmoi migrantët

Ngritet aktakuzë ndaj kamermanes që sulmoi migrantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

January 12, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Trump në “luftë” me rezervat federale, kreu i FED merret i pandehur nga drejtësia amerikane

January 12, 2026
Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

January 12, 2026
Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

January 12, 2026
Binjakët fitojnë para, Bricjapi ‘rreshton’ sukseset/ Surprizat e yjeve për javën sipas Chrysanthi Kalogerit

Binjakët fitojnë para, Bricjapi ‘rreshton’ sukseset/ Surprizat e yjeve për javën sipas Chrysanthi Kalogerit

January 12, 2026
Thikat mbi nënën e Durrësit…

Thikat mbi nënën e Durrësit…

January 12, 2026
Vlorë, fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt spitalit/ Shkak rruga e prishur në fshatin Bashaj

Vlorë, fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt spitalit/ Shkak rruga e prishur në fshatin Bashaj

January 12, 2026
Mbahet në GJKKO seanca e radhës për çështjen Partizani. Avokatja e Berishës: SPAK ka gjetur fajtorin para se të gjejë provën

Mbahet në GJKKO seanca e radhës për çështjen Partizani. Avokatja e Berishës: SPAK ka gjetur fajtorin para se të gjejë provën

January 12, 2026
“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

‘Fjala korrupsion si këpucët e modës’, Rama: Garë e hapur dhe transparente në sektorin energjetik! Pyesni amerikanët dhe…

January 12, 2026
Këshilli për Legjislacionin miraton raportin për zgjatjen e afateve të vettingut

Çështja Balluku-“Bllokoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve”/ Grupi Parlamentar i PD kallëzon për “Shpërdorim detyre” Niko Peleshin

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In