Dyshimet ndaj të arrestuarve: Përfundojnë në laborator pajisjet që mendohet se janë për spiunazh

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për BalkanWeb se sendet personale të personave të arrestuar mbi ngjarjen e djeshme në uzinën e Gramshit, po dërgohen në laboratorin shkencor për ekzaminim.

Një nga sendet që iu gjet me vete të arrestuarve, ishte edhe një pajisje që personat pretendonin se ishte pajisje për të bërë foto, ndërsa dyshohet se ishte pajisje spiunazhi.

Sipas gazetarit, ka dyshime të forta se këta 3 shtetas mund të jenë pjesë e një celule spiunazhi në Rusi. Burime nga grupi hetimor dhe dëshmitarë të ngjarjes, bënë me dije se 3 shtetasit e huaj ndodheshin prej 3 ditësh në Gramsh.

Ata prej dy ditësh fotografuan nga larg uzinën dhe lëviznin me një mjet ‘chevroletë’. Shërbimi ushtarak u informua rreth kësaj lëvizje. Bazuar në veprimet që kanë bërë dje tre shtetasit e huaj dhe para dy ditësh rreth uzinës, bazuar edhe ne sendet që i janë sekuestruar ka dyshime te forta për një rrjet spiunazhi rus. Kujtojmë që edhe para disa ditësh u arrestua në Kosovë një gazetare ruse si pjesë e një celule spiunazhi ruse.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.