• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dyshimet/Gazetari saudit e vranë në konsullatën arabe në Stamboll

by Java News
07/10/2018 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet turke besojnë se gazetari i njohur saudit, Jamal Khashoggi, i cili u zhduk katër ditë më parë pasi hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, është vrarë brenda konsulatës, i kanë thënë Reutersit dy burime turke.

“Vlerësimi i parë i policisë turke është se zotëri Khashoggi është vrarë në konsulatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Ne besojmë se vrasja ishte paramenduar dhe trupi pas aktit është larguar nga konsulata”, ka thënë një zyrtar turk për Reutersin

Burimet nuk kanë thënë se si besojnë të jetë kryer vrasja. Konsulli i përgjithshëm i Arabisë Saudite i ka thënë të shtunën Reutersit se vendi i tij po ndihmon në gjetjen e Khashoggit, dhe hodhi poshtë pretendimet për rrëmbimin e tij.

Khashoggi, i cili ka jetuar në ekzil të vet-imponuar në Washington vitin e fundit nga frika se do të ndëshkohet për qëndrimet e tij kritike ndaj politikës saudite, hyri në konsulatë të mërkurën për të marrë dokumentacion për martesën e tij, sipas të fejuarës së tij, e cila priti jashtë. Që nga ky moment, ai nuk është dëgjuar i gjallë.

Që nga atëherë, zyrtarët turk e saudit kanë ofruar ndihmë në gjetjen e tij, ku Ankaraja tha se nuk ka asnjë dëshmi se ai ka dalë nga misioni diplomatik ndërsa Riadi thotë se ai ka dalë nga ndërtesa po të njëjtën ditë, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Fituesit/ Maratona e Tiranës, Luiza Gega triumfon në garën për femra për 21 km

Fituesit/ Maratona e Tiranës, Luiza Gega triumfon në garën për femra për 21 km

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me vranësira mesatare, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me vranësira mesatare, reshje shiu në disa zona

November 13, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

Çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon. Rekord bulmeti

November 13, 2026
Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In