• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DYSHIMET/ A ka lidhje vrasja e Briken Sanajt me konfliktin për ngacmimin e një vajze?

by Java News
31/10/2022 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vrasje tronditi kryeqytetin rreth mesnatës së kaluar. Briken Sanaj 37 vjeç u vra në në zonën e “Kodrave të Diellit”.

Sanaj ka qenë duke mbyllur makinën te garazhi i pallatit ku jetonte dhe është takuar me tre persona të njohur në trotuar.

Autorët janë afruar me makinë dhe nga një distancë e afërt e kanë qëlluar me breshëri me kallashnikov.

Sanaj ka tentuar t’i shmanget plumbave por nuk ka mundur, ndërsa është dërguar i pajetë në spital me plagë në trup. Persona që kanë qenë në vendngjarje i kanë ardhur në ndihmë duke e nisur për në spital.

Autorët kanë arritur të largohen dhe makina e tyre tip “Benz” u gjet e djegur pas ngjarjes, në Qafë Kashar, ndërsa brenda saj u gjet një kallashnikov.

Sipas informacioneve, makina ishte me targa të vjedhura vetëm pak ditë më parë në Tiranë.

Viktima ka më shumë se një vit që ishte rezident në “Kodrën e Diellit”, ndërsa përdorte edhe identitetin Anton Gjini.

39-vjeçari një natë më parë ishte fillimisht në Lezhë, në dasmën e kushëririt të tij. Kur ka mbaruar dasma, ata kanë sjellë nusen në Tiranë tek pallati ku jetonte prej më shumë se një viti.

Në vitin 2010 familja Sanaj ka pasur konflikt me familjen Kola për shkak të ngacmimit të një vajze. Konflikti u ashpërsua dhe vëllai i vogël i Briken Sanajt plagosi një prej djemve të familjes Kola.

Mes familjeve nisi një hasmëri që pavarësisht përpjekjeve për pajtim nuk u realizua. Për shkak të konfliktit, pista kryesore ku po hetohet për vrasjen është hakmarrja, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve.

/s.f

Next Post
Ministri i Drejtësisë, i ashpër me drejtorët e burgjeve: Të dënuarit më kanë dërguar ankesa në telefonin tim, ku e kanë gjetur celularin?

'Jo aministi për boshatisjen e burgjeve', Manja: Askush mos i mbajë veshët ngritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com