• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dyshime se shiti ndeshjen, nisin hetimet ndaj ‘Skënderbeut’

by Java News
27/08/2015 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me eliminimin nga Liga e Kampionëve, për Skënderbeun vazhdojnë lajmet e hidhura. UEFA ka vendosur që ta hetojë për fiksim rezultati në ndeshjen e dytë ndaj skuadrës nga Irlanda e Veriut, Krusaders. Gjigantja spanjolle “El Pais” shkruan se më 21 korrik të këtij viti, Skënderbeu ka ndeshjen e dytë me Krusaders, të cilën e humbi me rezultatin 3­2. Sipas kësaj gazete, ka prova serioze që Skënderbeu e la ndeshjen. Për herë të parë në histori, një skuadër shqiptare arrin që të kualifikohet në një garë evropiane, por ky sukses ka edhe anën e errët.

“Federbet”, një shoqatë kundër fiksimit të rezultateve në futboll, ka vënë re diçka të pazakontë në dy ndeshje të Skënderbeut, shkruan Panorama Sport.

Ajo ka analizuar koeficientët dhe fluksin e basteve për Skënderbeun.

Në ndeshjen e dytë ndaj Krusaders, thuhet se pati një fluks bastesh para minutës 78­të, kur ndeshja ishte 1­0 për Skënderbeun. Pas asaj minute, Skënderbeu pësoi dy gola dhe u mposht. Por megjithatë kaloi raundin, për shkak se fitoi ndeshjen e parë 4­1.

Rritja e koeficienteve

Kur ndeshja ishte 1­0 për Skënderbeun, kompanitë e basteve nisën të merrnin shumë baste se Skënderbeu do të shënonte një gol tjetër, kjo bëri që të uleshin kofiecientët për Skënderbeun dhe të ngriheshin ato për Crusaders.

Mirëpo pas minutës së 78, pati një dyndje bastesh për Krusaders që shënonte edhe dy gola. Dhe ajo ndodhi. Skënderbeu e la thuajse lojën dhe Krusaders shënoi dy gola. Pas kësaj ndeshjeje, Skënderbeu u përball me Milsamin nga Moldavia.

Pasi eliminuan Milsamin u përballën me Dinamon e Zagrebit ku i humbën të dyja ndeshjet, 2­1 dhe 5­1. Në ndeshjen e dytë, Dinamo luajti më shumë se 40 minuta me një lojtar më pak dhe ishte logjike që të mbronte rezultatin. Mirëpo, koficientët për Dinamon, në vend që të rriteshin, u ulën që të shënonte sërish. Kjo ngjall dyshime se Skënderbeu ka lënë edhe ndeshjen në Zagreb.

Vetë UEFA, e kontaktuar nga “El Pais” nuk ka preferuar të komentojë lidhur me hetimet. Por ka thënë se Crusaders dhe Dinamo e Zagrebit, janë jashtë çdo hetimi për fiksim rezultati. Kjo do të thotë se Skënderbeu është në listë.

Next Post

Kullat Binjake vrasin një dekadë më vonë Zonjën e Pluhurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com