• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyshime për lidhje jashtëmartesore, kosovari u torturua para se të digjej, kamerat fiksuan autorin

by A R
07/05/2018 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje te reja pas ngjarjes se rende dhe djeges brenda makines te shtetasit Xhafer Osmani, 61 vjeç, qe u gjet në Derven të Fushë-Krujës. Osmani, banor i Mitrovicës në Kosovë rezulton të jetë dhunuar, vrarë dhe më pas, makinës bashkë me trupin e tij brenda i është vënë zjarri për të fshehur gjurmët.

Policia dhe Prokuroria e Krujës nuk kanë ende asnjë të dyshuar konkret për krimin makabër të ndodhur mesditën e së premtes, por ka krijuar një identikit të tij.

Burime pranë grupit hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes, thonë për “Panorama” se autor i dyshuar i krimit është një person rreth 35 vjeç, i cili është fiksuar nga kamerat e një karburanti, disa metra larg vendit ku u gjet automjeti i djegur.

Nga sekuencat filmike, të regjistruara rreth 2- 3 orë para ngjarjes tronditëse vërehet se i dyshuari ndodhej pranë makinës së Xhafer Osmanit, ndërsa ky i fundit dyshohet se qëndronte i lidhur në sediljen e pasme të automjetit.

Policia ka bërë me dije se automjeti i Osmanit është futur në rrugicën pranë karburantit rreth orës 10:00 të së shtunës, ndërsa sinjalizimi për zjarrin është dhënë tri orë më pas, rreth orës 13:00. Për të humbur gjurmët, autori e ka fshehur automjetin në një zonë më kallamishte dhe më pas e ka djegur atë.

HETIMET

Ende nuk ka një motiv të saktë për vrasjen e kosovarit 61-vjeçar, por Policia ka ngritur disa pista hetim. Aktualisht, po verifikohet ndonjë lidhje intime e Xhafer Osmanit në Shqipëri, çka mund të jetë bërë shkak për vrasjen makabër të tij.

Viktima dyshohet të jetë torturuar, çka lë të dyshohet se, ose autorët kanë pasur mllef të madh ose kanë dashur të nxirrnin ndonjë informacion nga 61-vjeçari. Paçka se në Kosovë rezulton person i pastër nga ana kriminale, Policia nuk po lë pa hetuar ndonjë lidhje me trafikantë të lëndëve narkotike këtu në Shqipëri.

Një tjetër pistë që po verifikohet është edhe ndonjë blerje prone apo ndonjë shitblerje që kosovari mund të ketë bërë këtu në Shqipëri me persona të ndryshëm. Policia ka shoqëruar disa persona në Komisariat, disa në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe të dyshuar për krimin, të cilët po merren në pyetje.

Nga ana tjetër, Policia po punon për zbardhjen e itinerarit dhe lëvizjet e Xhafer Osmanit në Shqipëri, për të mësuar më shumë mbi personat që ai ka takuar.

EKSPERTIZA

Sot pritet të dalin rezultatet e analizave, ajo e ADN-së dhe analizat e tjera që do të përcaktojnë saktësisht nëse kemi të bëjmë me dhunim, vrasje dhe më pas djegie të kufomës.

Nga të dhënat paraprake, grupi hetimor thotë se ka dyshime që viktima, para se t’i vihej flaka, të jetë dhunuar barbarisht nga autori duke u goditur me mjete të forta. Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, por dyshohet se autori ka kryer ndaj tij tortura të ndryshme me synim marrjen e ndonjë të dhëne që u ka interesuar.

Rezulton se familja e Xhafer Osmanit ka denoncuar zhdukjen e tij mbrëmjen e së premtes, ndërsa deklaruan se ai ishte nisur nga Mitrovica drejt Shqipërisë që më datë 29 prill dhe prej kësaj dite nuk kanë pasur asnjë komunikim.

Policia e Durrësit ka kërkuar informacion te homologët e tyre në Mitrovicë, të cilat kanë konfirmuar se 61-vjeçari është i pastër nga veprat penale, ishte beqar dhe kishte një supermarket ushqimor në fshatin Pestovë të Vushtrrisë (Mitrovicë).

Policia po vijon hetimet dhe verifikime po kryhen edhe për zbulimin e vendqëndrimit të Osmanit gjatë këtyre ditëve që ndodhej në Shqipëri, si dhe rreth të njohurve që ai kishte në vendin tonë./Panorama

Next Post
Trafik klandestinësh me trajler, dy të arrestuar në Durrës

Trafik klandestinësh me trajler, dy të arrestuar në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com