• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyshime për atentatin në Shkodër: Gruaja u plagos pasi akuzoi kunatin

by A R
19/02/2017 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentat me armë zjarri një gruaje 49 vjeçe në Shkodër.

Të paktën ky është dyshimi paraprak i Policisë, bazuar edhe në dëshminë e dhënë nga e plagosura, e cila i ka mëshuar faktit se kanë dashur ta eliminojnë.

Ngjarja ndodhi dje, ku dy persona me motoçikletë kanë qëlluar ndaj shtetases Flutura Muça. 49-vjeçarja punon si shitëse në një dyqan rrobash në lagjen “Rus” dhe rreth orës 12:30, ndaj saj është qëlluar me armë.

Kalimtarët e rastit, por edhe shitësit e tjerë të pranishëm në vendngjarje, kanë përjetuar momente paniku, ndërsa gruaja që ishte në shënjestër mbeti e plagosur.

49- vjeçarja është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës. Stafi mjekësor bëri të ditur se shtetasja Flutura Muça ka marrë një plumb në këmbë, por fatmirë- sisht nga kjo plagë nuk i rrezikohej jeta.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë që kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet. Pasi 49-vjeçares i kanë hequr plumbin përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale, ajo është marrë në pyetje nga efektivët blu të Shkodrës.

Burime pranë Policisë bëjnë me dije se e plagosura është motra e Suela Muçës, 38-vjeçares, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, në prill të vitit të kaluar në biznesin e tyre mobilieri “Europa”, shkruan Panorama.

Nga sa bëhet e ditur, shtetasja Flutura Muça ka deklaruar se plagosja e saj lidhet pikërisht me ngjarjen e motrës së saj, Suelës. Sipas dëshmisë së dhënë prej saj, ky atentat ndaj saj nuk është asgjë tjetër veçse një porosi e Sadetin Sulës, ish-bashkëshortit të motrës së saj. Sadetini aktualisht vijon të jetë në paraburgim në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa është në pritje të vendimit të gjykatës.

Por konfliktet mes familjeve kanë vazhduar pasi Sula nuk pranon krimin, ndërsa familja e së ndjerës hedh akuza ndaj tij dhe kërkon dënimin maksimal.

E plagosura nuk ka arritur që t’i identifikojë autorët, sepse kanë qenë me skafandër, por ka dëshmuar se kjo ngjarje lidhet me atë të së motrës, e cila u gjet e vdekur në mobilieri “Europa”, ngjarje për të cilën akuzohet shtetasi Sadetin Sula.

Policia e Shkodrës, në deklaratën zyrtare bën me dije se ngjarja e ndodhur rreth orës 12:30, në lagjen “Rus”, po hetohet duke tentuar për zbardhjen e saj. Zyrtarisht, Policia nuk jep shumë detaje për plagosjen e shtetases Flutura Muça.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp theksohej plagosja e saj me armë zjarri dhe se është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autorët, sipas dëshmitarëve, kanë qenë me skafandra”./b.d

Next Post
Vrasja e ambasadorit, SHBA dënon sulmin: Lutjet tona për familjen Karlov

Uashingtoni i kërkon Venezuelës lirimin e të burgosurve për bindje politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In