• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dyndja për ndihma në Fier, Subashi: PD përhapi panik, e vërteta e grumbullimit të romëve

by A R
14/04/2020 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, reagoi në një lidhje me “Skype” për News24 lidhur me videon e publikuar nga kreu i PD Fier, Luan Baçi, ku shfaqej një grumbull i madh njerëzish të revoltuar, në pritje për të marrë ndihmat, që po shpërndahen në këtë situatë të krijuar nga koronavirusi.

Kryebashkiaku Subashi tha se sot janë shpërndarë 400 pako ushqimore në disa lagje të komunitetit rom dhe vetëm në njërën prej tyre ishte inskenuar një situatë e tillë. Sipas tij, në mënyrë tinëzare, duke përhapur panik se do të vijnë shumë pak ndihma dhe nuk do të marrin të gjithë, në njërin prej fshatrave punonjësit e bashkisë u ndeshën me grumbullimin e banorëve.

Më tej kryebashkiaku Subashi foli dhe për masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit, duke treguar se si arriti ta frenonte virusin në Fier, ku në fillim pati një shpërthim të frikshëm, ndërsa ditët e fundit nuk ka asnjë të infektuar.

“Sot kishim planifikuar shpërndarjen e 400 pakeve ushqimore në disa lagje të komunitetit rom, midis të tjerash. Përjashto rastin që keni aty, përgjithësisht në fshatrat e tjera ndihmat janë shpërndarë në mënyrë shumë korrekte, shumë të rregullt. Ka qenë një listë e miratuar nga Këshilli Bashkiak dhe mbi bazën e tyre është hartuar ndihma ushqimore dhe sot ishte momenti për ta shpërndarë. Në një nga fshatrat, për fat të keq jemi ndeshur me një gurmbullim të banorëve, sepse ishte punuar në mënyrë tinëzare, duke përhapur panik që ndihmat do të vijnë shumë pak, nuk do të marrin të gjithë, etj”, tha Subashi.

Nëse është inskenim, pse punonjësit e bashkisë dhe të policisë kanë rënë pre e inskenimit, duke shpërndarë ndihmat në rrugë?
Ndihmat nuk janë shpërndarë në rrugë, por në një ambient që është përzgjedhur edhe nga përfaqësues të komunitetit rom. Ata e kanë përzgjedhur vetë ambientin, duke e sugjeruar si vend të përshtatshëm për shpërndarjen e ndihmave, ku çdo familje do shkonte të merrte pakon e vet. Kjo ka funksionuar, derisa u bë ajo videoja e famshme. Ajo që ndodhi në ato pak caste sigurisht që ka vend që ne të reflektojmë për të përmirësuar këtë situatë në të ardhmen, por pa dyshim që, duke pasur parasysh punën e madhe që kemi bërë gjatë këtyre javëve, ky është një rast sporadik, që nuk pasqyron realitetin.

Ka akuza se bëhet selektim politik, si qëndron e vërteta?
Është e turpshme, sepse të gjitha rastet ku ne kemi asistuar janë raste që jo vetëm janë identifikuar nga të dhënat, por edhe nga telefonatat dhe reagimet e vet personave. Askush nuk pyet se i kujt krahu je, por janë në vazhdën e asaj që opozita përpiqet të bëjë, që për fat të keq nuk ka ndihmuar fare. Edhe disa nga rastet e paraqitura prej tyre kanë rezultuar të pavërteta, sepse nga verifikimet që kemi bërë, ka rezultuar se edhe ata persona janë asistuar nga bashkia. Dua ti bëj thirrje opozitës, që nëse nuk ka dëshirë të jetë bashkëpunuese, të paktën të gjejë kurajo në vetëvete që të jetë e ndershme dhe të mos hedhë baltë mbi bashkinë, në gjithë këtë kohë të vështirë që po kalojmë. Gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi punuar fort.

Fieri pati shpërthim të koronavirusit, ndërsa në ditët e fundit ka frenim, cilat kanë qenë masat konkrete që keni marrë?
Vërtet Fieri kishte fillim të pakëndshëm, por masat që morëm në bashkëpunim me institucionet, duke këmbëngulur fort te distancimi, është dita e pestë që Fieri nuk ka asnjë rast. Numri i testimeve ka qenë i konsiderueshëm, por fatmirësisht nuk kemi pas asnjë person të infektuar ditët e fundit. Masat kanë qenë të gjithanshme, që nga dezinfektimi i plotë dhe i përsëritur, distancimi në tregje dhe institucionet e tjera të shërbimit. Duke respektuar të gjithë masat e vendosura nga Këshilli i Ministrave, ne kemi arritur që sot situatën në Fier ta kemi nën kontroll të plotë.

Next Post
Televizioni viral. Lajeni ekranin me dezinfektant dhe shpëtoni nga studiot e marrëzisë

Televizioni viral. Lajeni ekranin me dezinfektant dhe shpëtoni nga studiot e marrëzisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com