• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dyfytyrësia” e politikanëve rrënon vlerat morale

by A R
30/07/2017 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Isuf Kadriu

Zhvillimet e fundit në skenën politike në Maqedoni, në veçanti ato pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar dëshmojnë sipas ekspertëve dhe njohësve të çështjeve politike, praninë e theksuar të dyfytyrësisë së politikanëve, apo cinizmin e tyre varësisht veprimit të tyre politik, të qenurit të pushtet apo opozitë.

Sipas sociologut, Gjorgji Tonovski, kritikat e VMRO-së në opozitë ndaj partive në pushtet për marrjen e borxhit prej disa milionë eurove, në kohën kur borxhi ka arritur në pesë miliardë euro, pikërisht nga qeverisja e VMRO-së, sipas Gjorgji Tonovskit, apo fushata me premtime e zyrtarëve të BDI-së në pushtet për integrimin euroatlantik të vendit kur dihet se pikërisht kjo parti ishte bashkëpjesëmarrëse në dy mandatet e fundit me VMRO-në dhe integrimi ishte larg realizimit, flasin se partitë nuk turpërohen aspak nga veprimet në të kaluarën. Sipas ekspertëve, raste të tilla ka shumë, por që nuk i shqetësojnë aspak partitë politike të cilat nuk zgjedhin mjetet të mbrojtur pushteti apo për ta marrë atë.

“Në luftën politike, shpesh herë e dimë se nuk zgjidhen mjetet për të etiketuar kundërshtarin apo për të dominuar në skenën politike. Këtu paraqiten elementet e dyfytyrësisë të vjedhjes së ideve apo të paraqitjes së ideve të cilat janë kundërshtuar pikërisht nga ana e tyre kur kanë qenë në pozitë, të kundërtën në skenën politike. Këtu nuk ka moral, nuk mbahet llogari për fjalën e thënë apo veprimin e bërë. Politikanët nuk mbajnë llogari për veprimet e bëra, interes parësor kanë veten e tyre apo një grup më të vogël të interesit, dhe jo ata që e kanë sjellë në pozitë. Hipokrizia e tyre nuk ka fund dhe kjo është dëshmuar me veprimet e deritanishme të klasës politike”, thotë sociologu Gjorgji Tonovski.

Ndërkohë, Shpëtim Pollozhani, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i shoqatës së ish të përndjekurve politike shqiptar, thotë se gjendja e këtillë është pasojë e mosfunksionimit të vlerave. Ai thotë se partitë ndryshojnë qëndrimet e tyre varësisht kursit politik, por duke mos mbajtur llogari për veprimet e tyre në të kaluarën.

“Me një vend ku nuk funksionon sistemi i vlerave, atëherë në sipërfaqe dalin antivlerat. Rezultati i atyre antivlerave është se deri sa janë opozitë janë shumë të zëshëm, i gjejnë problemet apo i adresojnë problemet dhe bërtasin ditë e natë, çirren. Por, kur vijnë në pushtet atëherë e ndërrojnë terminologjinë, e ndërrojnë fjalorin dhe gjithmonë gjejnë arsyetimin duke thënë se kështu donë faktori ndërkombëtar”, thotë Pollozhani, duke shtuar se e gjithë kjo, siç shprehet ai, është pasojë e përzgjedhjes së njerëzve të dëgjueshëm në pozita udhëheqëse, të cilët parësore në punën e tyre kanë urdhrat e padronëve të tyre.

“Problemi qëndron tek humbja e kritereve dhe sistemit të vlerave. Akoma këtu votohet dhe përgjigjet kuadrot sipas sistemit feudal, njeriu i fisit, njeriu i lagjes, njeriu i partisë. Në pozita udhëheqëse apo në Kuvend, njerëz të cilët janë dëshmuar qoftë në shkencë apo biznes apo si njerëz anonim por që vlejnë si kuadro, por në shprehje vijnë militantët partiakë, të cilët janë të lidhur me krimin pasi me ndihmën e krimit vijnë në pushtet. Unë jam i bindur se çdo gjë ka fund. Është një fjalë e urtë popullore që thotë se çdo gjë ka fund, popullin mund ta mashtrosh një herë, dy herë, një mijë herë, por jo gjithmonë”, thotë Pollozhani.

Edhe Gjorgji Tonovski shpreson në ndryshimin e gjendjes, por mbetet të shihet nëse garnitura aktuale qeverisëse do të ndryshojë kursit e veprimit në përzgjedhjen e kuadrove.

“Të shpresojmë se kjo gjendje mund të ndryshojë apo se nuk do të jetë e shprehur në mënyrë drastike pasi kemi një ambient të ri, kemi paralajmërime për vendosje të një procesi të rivendosjes për çështjet shoqërore. Kemi përpjekje për freskimin e skenës politike me ide të reja, praktika të reja apo mënyra të reja në miratimin e vendimeve”, thotë Tonovski.

Ndryshimin e këtij mentaliteti, sipas ekspertëve, mund ta ndihmojë edhe përfshirja e sektorit civil, si një nga faktorët që ka luajtur rol të madh në kapërcimin e krizës politike, e që në të kaluarën, jo që nuk ishte konsultuar, por ishte objekt i kritikave dhe burgosjes së aktivistëve të tyre për shkak të kritikave adresuar pushtetit. /REL

Next Post
Harroi vogëlushin e paralizuar, Trump sërish para sulmeve (VIDEO)

Harroi vogëlushin e paralizuar, Trump sërish para sulmeve (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Për ata që mendojnë se do të ndalojnë Samitin e NATO-s apo BE-së me protesta të dhunshme

July 8, 2026
Do zgjasë 6 javë dhe kushton 11 milionë euro, kreu i INSTAT: Në tetor nis Censi i bujqësisë dhe blegtorisë

Do zgjasë 6 javë dhe kushton 11 milionë euro, kreu i INSTAT: Në tetor nis Censi i bujqësisë dhe blegtorisë

July 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Kinse UÇK-ja te “Flamingot” dhe batërdia e simbolit në Kosovë

July 8, 2026
Balla në Strasburg: Projekti në Zvërnec do zhvillohet sipas standardeve mjedisore! Fokusi te zhvillimi i turizmit

Balla në Strasburg: Projekti në Zvërnec do zhvillohet sipas standardeve mjedisore! Fokusi te zhvillimi i turizmit

July 8, 2026
Dyshohen për përfshirje në organizimin e protestave në Tiranë, ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

Dyshohen për përfshirje në organizimin e protestave në Tiranë, ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

July 8, 2026
Përfshihet nga zjarri një zonë me bimësi në Ulëz, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë flakët

Përfshihet nga zjarri një zonë me bimësi në Ulëz, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë flakët

July 8, 2026
Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

July 8, 2026
“Irani më ka në shënjestër”, deklarata e fortë e Trump pas samitit të NATO-s

“Irani më ka në shënjestër”, deklarata e fortë e Trump pas samitit të NATO-s

July 8, 2026
Beleri sulmon Shqipërinë në Parlamentin Europian: Nuk janë gati për në BE!

Beleri sulmon Shqipërinë në Parlamentin Europian: Nuk janë gati për në BE!

July 8, 2026
Zyrtari i KE nga Strasburgu: Protestat të zhvillohen paqësisht, Shqipëria ka bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së

Zyrtari i KE nga Strasburgu: Protestat të zhvillohen paqësisht, Shqipëria ka bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In