• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dybala shokon Juventusin, i kërkon pagë faraonike për rinovimin

by A R
18/08/2020 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në NBA i quajnë “lojtarë ekskluziviteti”. Ata janë më të paguarit, më të fortët, më përfaqësuesit e ekipit, që kalojnë shumë vite me të njëjtin ekip, mbase një karrierë të tërë. Sidoqoftë, shpesh përfundojnë duke u bërë vendimtarë edhe në treg, duke marrë pjesë në bisedime të drejtpërdrejta, me objektivat më të rëndësishëm. Ata rreth të cilëve rrotullohet i gjithë sistemi i lojës, ata të cilëve iu jepen të gjithë topat vendimtarë, ata për të cilët pjesa tjetër e skuadrës punon dhe sakrifikon.

Duke u kthyer në fillim të përkufizimit, mbi të gjitha, ata janë më të paguarit, sepse janë më të fortë dhe më përfaqësuesit. Kësisoji, ajo që Paulo Dybala po kërkon nga Juve është thjesht të bëhet një herë e përgjithmonë “ekskluzivitet” i ekipit bardhezi. Në këtë funksion ka ardhur edhe kërkesë-pretendimi fiunanciar i argjentinasit, që ka çuar në pezullimin momental të negociatave për rinovim. Zgjatja e bashkëpunimit mbetet një qëllim i sinqertë i të dya palëve, por në këtë pikë është e nevojshme një pauzë për reflektim, atë që kërkoi Juve.

Klubi bardhezi është shokuar kur mori vesh synimin e lojtarit argjentinas, më saktë të përfaqësuesve të tij, kryesuar nga Jorge Antun, për të pasur pagë 20 milionë euro në sezon. Një kërkesë maksimale, që shërbeu si pikë kthese në bisedime, të cilat më pas kanë vijuar me hapa shumë të vegjël. Nga bonusi në bonus, qindra e mijëra euro i kanë pozicionuar palët në një distancë të konsiderueshme. 20 milionë euro janë vërtet shumë për hierarkitë e pagave te Juventusi.

Por, ama, janë pak nëse krahasohen me pagën e Cristiano Ronaldos. Ka shumë pengesa për klubin bardhezi, që të mund të përballojë pagesa të tilla në këto momente krize historike prej pandemisë. Ky është një mesazh i mëtejshëm nga Dybala për të nënvizuar se nuk do të bëjë asnjë hap të vetëm mbrapa, ngaqë dëshiron të jetë njeriu, mbi të cilin të ndërtohet e ardhmja e Juventusit, duke llogaritur konsideratat e nevojshme nga çdo këndvështrim.

/a.r

Next Post
Mihal Kokëdhima sulmon sërish turistët: Pis, lango, qen hajde këtu po ta mbajti (VIDEO)

Mihal Kokëdhima sulmon sërish turistët: Pis, lango, qen hajde këtu po ta mbajti (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In