• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dybala ‘çorienton’ Juventusin, i vëllai me drejtuesit e PSG-së

by Java News
19/12/2017 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A po vjen divorci i madh? Situata është tensionuar mes Dybalas dhe Juventusit dhe gjërat janë përkeqësuar edhe më shumë me raportimet se vëllai i talentit argjentinas ka udhëtuar në Francë për të diskutuar me PSG-në për një transferim të mundshëm verën e ardhshme.

Ajo që po ndodh mes Paulo Dybala dhe Juventusit mbetet ende një mister. Por, raporti mes klubit bardhezi dhe talentit argjentinas, i cili të dielën kundër Bolognës e pa veten në bankë për të dytën herë me radhë, duket se është minuar, transmeton Gazeta Express. Përballë kësaj situate, Pavel Nedved është detyruar të bëjë një apel publik, i pasuar më tej nga një deklaratë e Buffonit.

Por, ajo që zbulon “Corriere della Sera” është diçka për t’u marrë në konsideratë. Vëllai i Paulo Dybala që kujdeset për interesat financiare e futbollistike të argjentinasit, Mariano ka qenë së fundi në një udhëtim drejt Parisit, ku pretendohet se ia ka ofruar shërbimet e argjentinasit ekipit të PSG-së.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja milaneze, që kur Mariano menaxhon interesat e vëllait të tij është vënë re një ndryshim i metodës së stërvitjes së Dybala, aq sa Allegri është detyruar ta lërë jashtë formacionin shpesh dhe me vullnet të plotë, pa pasur ndonjë arsye tjetër përtej futbollit. Udhëtimi i vëllait të tij në Paris dhe takimi me drejtuesit e PSG-së ka irrituar edhe administratorin e deleguar të Juventusit, Marotta, aq sa Juve duket se ka ndërprerë çdo diskutim mbi një rinovim të mundshëm të kontratës.

Mariano, nga ana e tij, është shprehur i bindur se mundet ta largojë Dybalan “kur dhe si të dojë”, duke e konsideruar vëllain e tij si pasardhësin e Neymarit, që në qershor mund të përfundojë te Real Madridi. Dybala ka bërë 24 paraqitje për “Zonjën e Vjetër” deri më tani këtë edicion në të gjitha garat, duke shënuar 13 gola – 11 prej tyre në Serie A, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)

Next Post
Në kamion pa patentë, shoferi tenton të korruptojë policin me 20 mijë lekë

Në kamion pa patentë, shoferi tenton të korruptojë policin me 20 mijë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In