• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy vite pa qetësi dhe dashuri, Meta: Ftohja me Ramën ka nisur që në 2015-ën

by A R
08/06/2017 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta është treguar i ashpër sot kundër Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ndërsa ka komentuar edhe task-forcën që po shkarkon nga puna elementë të përfshirë në fushatën elektorale.

I ftuar në ‘Opinion’ Meta tha se demokracia dhe zgjedhjet e lira janë në rrezik ashtu sikurse ishin përpara 17 Majit, pavarësisht marrëveshjes së arritur.

“Deri më 17 maj ishim pranë një krize katastrofike për shkak se rrezikonte që opozita të mos merrte pjesë në zgjedhje. Dy individët Rama dhe Basha kanë bërë një përpjekje të pandershme kundër standardit të zgjedhjeve” – tha Meta.

Ish-kreu i LSI theksoi se Rama dhe Basha kanë krijuar në mënyrë të erret një task-forcë si Gestapo duke shkelur ligjet e shtetit dhe ku nuk ka asnjë anëtar të LSI-së.

“As ministrja e Integrimit Europian nuk bën pjesë në këtë task-forcë edhe pse zgjedhjet lidhen me integrimin. Të dy, Rama dhe Basha, kanë marrë përsipër një mision të dështuar” – tha presidenti i zgjedhur.

I pyetur për argumentin e Ramës së “Meta përfaqëson PD si president pa qenë anëtar i PD-së”, ish-kreu i LSI iu përgjigj me batutë.

“Kjo është njësoj sikur unë të them se zoti Basha përfaqëson Rilindjen më shumë sesa çdo socialist” – tha Meta.

Meta ka pranuar sonte se krisjet me Ramën kanë nisur që në vitin 2015. Ai tha se kjo ka ndodhur pas zgjedhjeve lokale dhe lidhet me rezultatin e tyre. Ish-kreu i LSI tha se kjo krisje u pasua edhe me hapjen e çeshtjes CEZ-DIA.

Sipas kreut të Kuvendit Edi Rama kërkonte të kapte Drejtësinë përmes reformës dhe se nuk e donte opozitën në zgjedhje.

/javanews/b.d

 

Next Post
Katari: Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në politikën tonë të jashtme

Katari: Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në politikën tonë të jashtme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

March 17, 2026
Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

March 17, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

Corriere della Sera: Vietnami i Donald Trump!

March 17, 2026
Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

March 17, 2026
Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

March 17, 2026
“Territorialja”/ Balla: Presim përgjigje deri në darkë. Boçi: Mos jepni ultimatume, jemi parti autonome

Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

March 17, 2026
“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

March 17, 2026

Europrospects: Rasti i Veliajt dhe reforma në drejtësi, provë për besueshmërinë e BE-së për shtetin e së drejtës

March 17, 2026
VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In