• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dy viktima nga i ftohti, ARRSH: Rrugët ku duhen zinxhirë, akset problematike

by Java News
14/01/2019 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa disa zonë në veri dhe verilindje të vendit vijojnë që të jenë të bllokuara nga dëbora, në qarkun e Korçës, në Pogradec është shënuar një tjetër viktimë nga i ftohti. Një person ka humbur jetën në fshatin Selcë e Sipërme. Viktima është Ajet Zikollari 53-vjeç, ai dyshohet se ishte i dehur, ndërsa u gjet i pajetë në dëborë.

Sipas banorëve të zonës, Zikollari kishte shkuar për të marrë ushqime për familjen me një gomar në Proptisht, por nuk ishte kthyer. Familjarët dhe të afërmit e tij nisën kërkimet, pasi 53-vjeçari nuk ishte kthyer prej dy ditësh. Pasditen e djeshme ai është gjetur i ngrirë në dëborë. Ajet Zikollari është viktima e tretë që regjistrohet nga i ftohti që ka përfshirë Shqipërinë në javën e fundit.

Tjetër viktimë nga i ftohti, vdes një endacak në Durrës

Shënohet një tjetër viktimë nga i ftohti, këtë herë në Durrës. Viktima ka qenë endacak. Ai është gjetur i pajetë në hyrjen nr. 2 të portit të Durrësit. Ende nuk dihet identiteti i tij.

Ngricat

Ngricat në rrugë, ARRSH: Rinis dëbora, ja akset ku duhet të keni kujdes me qarkullimin
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, ndërsa gjatë natës në rajonin qendror kanë rifilluar reshjet e dëborës. Informacioni i ARRSH lidhet me akset që kanë nën përgjegjësi dhe jo ato rurale që kanë të bllokuar prej disa ditësh në veri dhe verilindje.

Njoftimi i ARRSH-së
Rajoni Verior: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve. Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir ose pjesërisht me zinxhirë janë:
Domaj- Drajë Rec
Qafë Mali- Fierzë
Ura e Cerenecit-Steblevë
Kuben-Vasije
Peshkopi-Qafë Drajë
Peshkopi-Ushtelencë
Qafë Bualli-Krastë
Trebisht-Doganë

Në akset e tjera qarkullimi është normal.
Rajoni Qendror: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe tani kanë filluar reshje të dobëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:
Aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik -Vilat Qeveritare, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave. Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave. Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhirë. Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.
Rajoni Jugor: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit për shkak të temperaturave dhe prezencës së ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:
Në Qarkun Korçë qarkullimi është normal pa zinxhirë. Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme. Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhirë. Të gjithë kontraktoret janë në gatishmëri, pasi pritet që pasdite të ketë reshje bore. Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Dëbora, vijojnë të bllokuara 20 familje në Mat, banorëve u mbarojnë ushqimet
Në fshatin Selnicë të njësisë Komsi në Mat vijojnë të jenë të bllokuara 20 familje nga dëbora. Në këtë fshat mungon edhe energjia elektrike. Në këtë fshat si pasojë e izolimit prej një jave banorëve u kanë mbaruar furnizimet, ndërsa nuk kanë as bazë ushqimore për bagëtitë. Banorët kërkojnë ndihmë nga shteti për të hapur rrugën, pasi edhe një grua është në prag të lindjes, ndërsa dërgimi në spital është i pamundur për shkak të bllokimit të rrugës.

/a.meta/javanews.al

Next Post
Kurdët, Trump kërcënon Turqinë: Do të shkatërroj ekonomikisht

Kurdët, Trump kërcënon Turqinë: Do të shkatërroj ekonomikisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

November 12, 2026
Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In