• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy viktima: Drejtësia dhe Amerika

by Frrok Çupi
15/11/2019 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ilir Meta, president i Republikës, u kthye te vendi i krimit:

Nga ora 3 deri në 4. 30 shpalli padinë e tij ndaj kryetarit të Komisionit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Gjithë kësaj kohe ‘waste’ nuk po ngopej e nuk po ngopej me emrin ‘Dvorani’. Këtu duket sikur rri krimi. Kur Ilir Meta, zëvendëskryeministër, u pa nga gjithë bota në një video duke marrë 700 mijë euro, i vetmi gjykatës i trupës së Gjykatës së Lartë që nuk votoi në favor të aktit të tmerrshëm, ishte Adrian Dvorani… ‘Ah, more Dvoran, veç mos më ardhsh në shteg!’, u dëgjua që mërmëriti njeriu i fuqishëm, Meta. Në leksionet e Juridikut, qe një rast kur profesori i Kriminalistikës na tha: ‘Shoferi ‘Iks’ kishte vrarë pasagjerin dhe e kishte hedhur në Erzen. Kaluan vite, krimi mbeti në dosje. Një mbrëmje, pasi ishin fshirë të gjitha gjurmët, shoferi udhëtonte nga Kërraba drejt Tiranës. Ndalet te cepi i urës, del e vështron poshtë në lum, si të ishte ngjallur viktima. ‘Hë mor ti, këtu ta këputa kokën’, mërmëriti dhe iku. Por aty dikush dëgjoi…”, tha profesori i kriminalistikës duke ilustruar idenë e kthimit te vendi i krimit…

Ilir Meta, tërë jetën do të kthehet te ‘ura’ e Dvoranit, siç bëri sot.

Por në fakt viktimë e presidentit Meta nuk është thjesht një gjykatës. Dy viktima po ravijëzohen në synimet e presidentit të republikës: Drejtësia dhe Amerika.

Drejtësia:

Kur një zyrtar i lartë i akuzuar për korrupsion gjigand, në sy të të gjithë dynjasë, me prova para Gjykatës, dhe si person i njohur botërisht si kampion i korrupsionit- siç është Ilir Meta- fiton mbi gjykatësin kundërshtar, këtu Drejtësia zë vendin e pasagjerit të vrarë te Ura e Peshkatarit në Mullet. Reforma në Drejtësi, e iniciuar dhe financuar e drejtuar nga Amerika dhe Evropa, hasi që në fillim kundërshtime të tmerrshme të fajtorëve të mëdhenj. Këta janë ujqër të krimit dhe e dinë erën e donatorit që i ndjek. Në këtë rast donatori është Amerika. Ilir Meta- si kryetar i Kuvendit- bëri të pamundurën për të penguar Reformën Amerikane. Gjeti një maxhorancë syleshe ose naive që e vuri në postin e presidentit dhe tani ai di vetë se çfarë i bën Drejtësisë. Njerëzit e zakonshëm kanë një shprehje të përditshme: ‘Mjerë ky popull!’ që nuk e lënë të shikojë as dritë as Drejtësi.

Tani presidenti i Republikës është vënë në sulm kundër Drejtësisë: Do ta vonojë, do ta çnderojë, do ta zhveshë nga besimi, do ta bëjë leckë dhe më në fund nuk do të lejojë që të shkojë te Njeriu. Të paktën sa ka në dorë si president, por edhe si president që nuk pyet për ligje e Kushtetutë, ai këtë do ta bëjë. Lamtumirë Drejtësi!- shihemi te Ura e Peshkatarit.

Amerika:

Kur them Amerika, kam thënë edhe Evropë dhe aleatët perëndimorë të kombit tonë. Por Amerika udhëheq Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Amerika dhe Evropa kanë dhënë fondet, kanë ndërtuar strategjitë, kanë ushtruar gjithë këtë praktikë…, me qëllim që të kryhet Reforma në Drejtësi. Atëherë do të arrihet çlirimi i vërtetë i vendit dhe i Kombit, në momentin kur këtyre njerëzve të rraskapitur t’u zbriten nga kurrizi krokodilët 30 vjeçarë. Amerika ka bërë edhe premtime ndaj popullit shqiptar, se brenda vitit do të jenë në funksion Gjykata Kushtetuese, SPAK dhe Gjykata e Lartë… Por kush tha?… Presidenti i Republikës është betuar për të mos i hapur rrugë as Drejtësisë, as Amerikës. Pak kohë më parë nxori në rrugë militantët e armatosur me bomba dhe të inatosur me Amerikën, ndërsa vetë deklaroi se ‘nuk pyes për ndërkombëtarët’ duke nënkuptuar Amerikën. Ndërsa sot presidenti bëri thirrje ekstreme: ‘njerëzit të marrin armët’. Kundër kujt? Në radhë të parë kundër Amerikës, që është iniciatore e Drejtësisë në Shqipëri…

Edhe nëse nuk do ta vërë përfund Amerikën, presidenti Meta shpreson të fitojë kohë deri në një moment kur Amerika ‘do të lodhet’, ose ‘do të humbë presidentin ose fuqinë e saj’. Kështu mendojnë të gjithë kundërshtarët e nxehtë të Amerikës, që nga terroristët e deri te zyrtarët ‘engjëllorë’ të korruptuar. Në sytë e tyre, Amerika është viktimë./ VERITAS/

Next Post
Rezoluta e Kuvendit për “Kushtetuesen”, Basha: S’kemi Parlament, ësht akt i pavlefshëm

Rezoluta e Kuvendit për “Kushtetuesen”, Basha: S'kemi Parlament, ësht akt i pavlefshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga procesi i adresave, ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In