Dy vëllezër të armatosur kanë kërcënuar me jetë një 27 vjeçar pas një sherri me motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në Lushnje, teksa policia ka arrestuar njërin prej vëllezërve, 55 vjeçarin Vangjel Seferi ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Karbunarë e Sipërme, ndërsa nuk kanë munguar as të shtënat me armë.
Nga këqyrja në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 5 gëzhoja model 54. Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Vangjel Seferasit u gjetën 57 fishek model 54, 15 fishekë arme gjahu, mjeti tip benz me targa AA 578 DJ. Javanews/ a.k