Një 33-vjeçar është paraqitur me plagë thike në Spitalin Rajonal të Vlorës. Bëhet e ditur se Olsen Refati është plagosur gjatë një konflikti me dy persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” ndërsa në polici janë shoqëruar dy autorët e dyshuar, vëllezërit L. M., 25 vjeç dhe G. M., 25 vjeç .
33-vjeçari Refati dyshohet se është goditur me grushte nga dy vëllezërit 25-vjeçarë dhe më pas e kanë goditur me thikë.
I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./f.s