• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dy vajzat e zhdukura nga Tirana telefonojnë prindërit: Ikëm me dëshirë

by Aalison Pearse Stevens
09/02/2016 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vajza adoleshente largohen nga shtëpia pa dijeninë e prindërve dhe zbulohen se kanë kaluar kufirin shqiptar. Njëra është zbuluar se ndodhet në Greqi, tjetra në Gjermani. Prindërit kanë denoncuar largimin e tyre në Komisariatin nr.5, në Kamzë. Burime nga Policia e Tiranës thanë se disa ditë më parë, më 29 janar të këtij viti, shtetasi A.K., kishte denoncuar largimin e të bijës 16-vjeçare, E.K. dhe pretendonte se nuk kishte pasur asnjë komunikim me të. Ndërsa të shtunën, ai është paraqitur në Komisariatin nr.5, ku ka treguar se rreth orës 10:40 të datës 5 shkurt kishte arritur të komunikonte me vajzës.

Sipas tij, e bija ishte shprehur se ndodhej në Lingon të Gjermanisë, ku kishte shkuar për të gjetur punë dhe refuzonte të kthehej në shtëpi. Burimet thanë se është kontaktuar edhe nga ana e Policisë me vajzën e larguar dhe ajo thotë se është larguar me dëshirën e saj. Megjithatë, duke qenë se bëhet fjalë për një shtetase të mitur është bërë shpallja e saj në kërkim dhe është kërkuar bashkëpunim nga autoritetet gjermane për gjetjen dhe kthimin e saj në Shqipëri.

Ndërsa dy ditë më parë, një tjetër adoleshente është denoncuar si e humbur nga familja e saj. Burimet thanë se 45-vjeçari S.B., banues në fashatin Valias, ka denoncuar në Komisariatin e Kamzës, se vajza e tij 15-vjeçare, me iniciale O.B., ishte larguar nga shtëpia rreth orës 09:30 të së premtes dhe nuk ishte kthyer më. Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë, është zbuluar se ajo kishte kaluar e vetme kufirin me Greqinë dhe aktualisht ndodhej në shtetin helen.

Policia ka arritur të kontaktojë edhe adoleshentetn e dytë, e cila po ashtu pretendon se është larguar me dëshirën e saj nga shtëpia për të punuar në Greqi dhe nuk pranon që të kthehet. Vajzës i është bërë e ditur nga oficeri i Policisë, që duhet të kthehet me dëshirë, në të kundërt do të kërkohet kthimi i detyruar nga ana e autoriteteve greke, megjithatë ajo sërish ka refuzuar, citon panorama. Njësoj si për rastin e parë, duke qenë se vajza është e mitur, Policia ka bërë shpalljen në kërkim duke kërkuar nga Policia greke gjetjen dhe kthimin e saj në Shqipëri. Burimet thanë se për të dy rastet janë referuar materialet në Prokurori, për hetime të mëtejshme, pasi dyshohet se edhe mund të jenë ndihmuar për të kaluar kufirin nga persona më të rritur.

Next Post

Oscar rus për Di Caprion?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In