• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy vajza të vrara njëlloj që do t’i mungojnë Tiranës

by Eni Feruli
08/05/2019 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Eni Feruli


Këtë javë Tirana do të ketë dy vajza më pak. Dy vajza të bukura që pavarësisht formës së ndryshme sesi ndodhi, janë vrarë në të njëjtën mënyrë.

E bukura Zarife Hasanaj iku nga një shpërthim bombe. Ushtarake në mision, ajo ishte në luftë dhe e gatshme për të luftuar në emër të paqes. Ajo nuk mundi t’i veshë vetes fustanin e bardhë, por do të përcillet nga Tirana me breshëri nderi, me uniformën ushatarake dhe flamurin që i shërbeu. Kështu e desh fati, do të vajtojnë për të kush e njohu të gjallë dhe kush ndjeu dhembje për ikjen e saj.

Një tjetër vajzë shqiptare është vrarë.

Edhe Ilda Topalli që iku nga puna nga një firmë zyrtarësh. Diplomate në mision dhe atipike për kohën që jetojmë.

Pa miq, pa teserë partie, pa dashnor të pushtetshëm. Pa asnjë nga këto kritere të rëndësishme për karrierën e një vajze të bukur – në djall dipmoma dhe kualifikime – ajo duhet të hapë krahun. Nuk ishte çështje fati për Ildën. Ky është fataliteti i kohës që jetojmë.

Dikush tjetër, me siguri, është e gatshme për ta zëvendësuar.

Në mungesë të diplomës, vlen buzëqeshja prej kokete, në vend të të ndenjurave të forta për të punuar pafund në tryezë, afrohen një palë të ndenjura palestre në Curriculum Vitae, Kaq mjafton për atë katapultë që e bën dhe harbutin të duket zotni dhe koketën e lehtë, të duket zonjë.  

Shumë vajza të tjera kanë pasur të njëjtin fat dhe janë vrarë në heshtje.

Janë rekrutuar në punë në shtet apo në privat jo për çfarë dinë të bëjnë, por nëse dinë ta bëjnë. Përjashtimet e rralla vetëm sa fshehin një rregull gati të pashkruar: punëdhënësi i paraditës, është dhe dashnori i të njëjtës paradite.

Ka një makth ikjeje në Tiranë këto kohë. Nëse besohen lajmet që sheh në televizor, nëse dëgjohet se çfarë thonë politikanët, nëse thithen ato që diskutohet në tryeza analistësh, është e lehtë të kuptohet, ndjehet dhe të jetohet Shqipëria si një vend në luftë.

Shumëkush vendos të ikë. Të ikë nga sytë këmbët.

Larg prindërve të pamundur.

Larg kujtimeve të fëmijërisë.

Larg varreve ku qahet dhe ngushëllohet me lotët e të shkuarës e ardhmja që tremb.

Në emër të një jete më të mirë.

Të një shkollimi dinjitoz për fëmijën.

Për pak qetësi më shumë dhe për më shumë mbrojtje nga fati.

Eh fati. Ai është gjithmonë njëlloj. Si në rastin e të bukurës Zarife, si në rastin e diplomates Ilda. Në fund fare të dyja u vranë në të njëjtën mënyrë. Për t’i munguar po njëlloj Tiranës që nuk mundi t’i mbajë dot.

Next Post
Hysi: Deputetët të tmerruar nga LGBTI, por jo nga kriminelët që kishin përkrah

“Shërbimi përmbarimor”, Hysi: Fund praktikave abuzive!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Arrestimin e ka pas qafe”, Beqiri: Sali Berisha po sillet si “kali në lëmë”, vendin e ka tek “313”-a

January 25, 2026
Kokalari shpërthen ndaj militantëve të PD: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj! Babai im i ka dhënë mësim, por ai adhuronte kushëririn tonë diktator

Kokalari sulmon Berishën pas protestës me molotovë: Dhunë katundarësh dhe akt turpërues!

January 25, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Disa konkluzione nga protesta e PD-së

January 25, 2026
Katedralja e Tiranës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të Lumur Anastas

Katedralja e Tiranës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të Lumur Anastas

January 25, 2026
Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026

Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026

January 25, 2026
Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

January 25, 2026
Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

January 25, 2026
Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

January 25, 2026
12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

January 25, 2026
Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In