Pas kërkimeve të nisura nga Policia e Shtetit dhe me ndihmën e banorëve të zonës, janë gjetur dy turistët që humbën kontaktet prej ditës së djeshme në malin e Korabit.
Raportohet se ata janë gjetur në një zonë të thellë nga ana e policisë. Sipas raportimeve turisti francez dhe ai çek janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Raportohet se ata nuk kanë probleme të rënda.
***
Burime nga Policia e Dibrës bëjnë me dije se dy turistë në vendin tonë kanë humbur kontaktet që mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se bëhet fjalë për një shtetas çek dhe një francez, ndërsa ata kishin nisur një ekspeditë në malin e Korabit.
Forcat e policisë janë në kërkim të turistëve, ndërsa identiteti i tyre ende nuk është konfirmuar nga mediat. Policia thotë se për herë të fundit dy shtetasit e huaj janë parë në fshatin Radomit.
Ata kanë qenë të pajisur me GPS, por që prej ditës së djeshme nuk ka sinjal.