• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy tregime që nxjerrin zbuluar Prokurorinë

by Java News
20/10/2017 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Teksa shoh zellin e Prokurorisë për të arrestuar Saimir Tahirin si dhe zellin e shumëfishuar të të dy opozitave (që u ndëshkuan me votë më 25 qershor po të pandëshkuar nga drejtësia në 27 vjet), për ta parë atë sa më shpejt mbrapa hekurave, m’u desh të kthehem prapa në kohë, në mbrëmjen e 21 janarit 2011, ku m’u shfaq kryeministri Sali Berisha në konferencë shtypi ku shtjellonte versionin qeveritar të ngjarjes së mesditës së asaj date. Mes fjalëve të tij, të thëna nën petkun kryeministror, dëgjoja se si 4 demonstruesit ishin vrarë nga vetë demonstruesit e tjerë dhe armët që ishin përdorur për ta realizuar këtë akt kriminal ishin: çadra pushkë dhe thika me helm. Berisha e trajtonte ngjarjen në versionin sikur këtë krim e kishin kryer vetë demonstruesit, me qëllim që pastaj opozita të fajësonte qeverinë. Një si biçim Raishtag-u në versionin allashqiptar. Teksa dëgjoja versionin Berisha të ngjarjes dhe provat që ai parashtronte se ata ishin vrarë nga një distancë shumë e afërt (praktikisht trup më trup), pse ta mohoj, nisa ta besoja edhe unë atë njeri që kisha bërë be që nuk do e besoja kurrë, pra që ata 4 njerëz ishin vrarë nga vetë demonstruesit. Por versioni im ndryshonte në një pikë nga ai i Berishën; unë besoja se demonstruesit që kryen krimin kanë qenë njerëz të infiltruar nga Berisha që pas krimit që kryen t’i jepnin shkak Berishës për të akuzuar opozitën si organizatore të kryerjes së vrasjeve. Teksa më ishin bërë lëmsh mendimet, befas, aty nga ora 23:30, më shfaqet në ekran gazetari investigativ Artan Hoxha teksa jepte pamjet e vërteta se si kishin ndodhur vrasjet. Ato pamje ma kthjelltësuan mendimin pasi u pa qartë se vrasjet erdhën të qitura nga armët automatike të Gardës së Republikës. Teksa unë flija i qetë si “lumi” se më në fund gënjeshtra e Berishës doli zbuluar, nuk ma merrte mendja që “hasmi” Berisha nuk vinte gjumë në sy. Dhe agimi i ditës së re më gjeti me një version të ri po nga Berisha: 4 demonstruesit ishin vrarë nga Garda e Republikës, por kjo kishte ardhur si rezultat i parandalimit të një Puçi të organizuar nga Horri dhe Lavirja e Bulevardit nën dirigjimin e liderit të opozitës!!!

Kjo ngjarje tragjike është e njohur për publikun, por unë solla vetëm këtë sentencë për të kuptuar, edhe me kaq material, se në këtë rast kemi të bëjmë as më pak e as shumë po me një organizator të pastër vrasjesh, që është njëkohësisht Skenarist e Regjisor. Sot ai vegjeton i qetë, i pa thirrur kurrë të dëshmojë për këtë ngjarje, qoftë edhe për ndryshimin e rendit kronologjik të ngjarjes së shërbyer fillimisht për mediet. Jo vetëm kaq, por ka marrë edhe flamurin e denoncuesit të aferave kriminale dhe bën thirrje që shënjestrat e tij të shkojë prapa hekurave.

Ky më lart ishte njëri variant i tregimit që e nxjerr zbuluar Prokurorinë, mefshtësinë dhe paaftësinë e saj për të bërë drejtësi në kohë e për të mos lënë të lirë keqbërës kaq të rrezikshëm për vendin, vrasës gjakftohtë, paçka se plumbat nuk dalin nga dora e tyre po prej marionetave që u binden gojarisht.

Tregimi tjetër ka të bëjë me aktualitetin, pra me çështjen e hashashit. Pasi ish ministri Tahiri ndërmori aksionin për të hequr nga harta e Shqipërisë “Republikën e Lazaratit”, në plantacionet e të cilit lulëzonte hashashi i vlerësuar nga “Guardia di Finanza” me vlerën 4.5 miliardë euro (shih kronikat e kohës), ish kryeministri Berisha doli në një konferencë shtypi dhe i pyetur nga gazetarët për mos ndërhyrjen në Lazarat përgjatë 8 viteve të qeverisjes së tij, ai pa teklif iu përgjigj: “Ka qenë politika ime për të mos ndërhyrë. Pikë! Të gjitha masat e tjera, përveç ndërhyrjes me forcë. Qëndrimi im ka qenë i qartë: Jo ndërhyrje!” Berisha në fakt nuk ndërhyri as me forcë, e as me të butë, por i la të qetë për 8 vite që ta kultivonin e ta trafikonin hashashin me vlerë 4.5 miliardë euro. I la të patrazuar ata për të cilët policia e Tahirit jo vetëm u detyrua të kryeje veprime luftarake, por la në fushën e betejës edhe një dëshmor nga radhët e saj.

Ajo që mua më habit është se në rastin Tahiri, Prokuroria ka një sentencë shumë interesante në kërkesën për arrestim. Midis të tjerash aty shkruhet: “… Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime aktive dyshohet të ketë vepruar edhe ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar kriminal…”!!!

Ajo që e nxjerr zbuluar Prokurorinë është fakti se ndonëse Berisha e pranon pa pikën e turpit e të frikës se ishte politikë e tij mosndërhyrja në një pjesë të territorit ku zhvillohej një veprimtari kriminale e dënueshme me burg, as nuk mori mundimin ta hetonte thjesht edhe për ato që pranonte vetë me zë e figurë, pra për mosveprim me dashje ose/apo për pengim me dashje i organeve ligj zbatuese për të kryer detyrën.

Nuk është nevoja për të qenë jurist i mirëfilltë për të kuptuar se vetëm me këto dy raste organi i akuzës bëhet i pabesueshëm në ngritjen e akuzave ndaj Saimir Tahirit, kur për të njëjta situata vepron me standarde të dyfishta. Prandaj, e ritheksoj me forcë se duhet një orë e më parë që të nisë zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe Vetting-u. Kjo drejtësi që është aktualisht e ka humbur me kohë moralin dhe të drejtën për të akuzuar dhe gjykuar. Por, meqë deri në reformimin e plotë të saj do të jemi të detyruar t’i durojmë ende, kanë një mundësi të artë që përpos çështje të vjetra që i mbyllën pa hetuar, kanë një hapësirë të re për të treguar se standardet e dyfishta nuk do të ekzistojmë më. Bëhet fjalë për padinë penale që juristi i OSHEE, Romeo Kara, ka depozituar ditën e fundit në Prokurori kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës për afera korrupsioni me dosjen CEZ-DIA. Dua ta shoh këtë zell në hetim edhe kundrejt ish kryeministrit edhe ndaj Presidentit në detyrë. Kemi rast të shohim edhe gatishmërinë e të paditurve për t’u përballur me akuzat përballë prokurorëve. Vërtetë jam shumë kurioz…

Next Post
NATO kërkon kandidatin miliarder për kryeministër të Çekisë

NATO kërkon kandidatin miliarder për kryeministër të Çekisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In