Dy tërmete të njëpasnjëshme ‘shkundën’ vendin, sizmiologu: Ja zonat me aktivitet të lartë sizmik

Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në vendin tonë. Në lidhje me këtë situatë sizmiologo Rrapo Ormëni i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se këto janë pasgoditje që kanë vijuar prej tërmetit që ra më 24 qershor.

“Këto quhen pasgoditje që nga 24 qershori, sepse kanë rënë në të njëtën zonë. Do të ishin problematikë nëse tërmetet do të ishin 4.4 ose 4.5 ballë”, tha Ormëni ndërsa theksoi se rënia e tërmeteve nuk ka lidhje me stinën apo temperaturat e larta.

Ormëni gjithashtu theksoi se zona e Adriatikut është mjaft aktive sa i përket tërmeteve.

“Fushë- Kruja futet te zona sizmike në vendin tonë. Adriatiku është një zonë që çliron tërmete të njëpasnjëshme. Zona Lushnjë-Elbasan dhe Korçë-Peshkopi gjithashtu janë mjaft aktive sa i përket aktivitetit sizmiologjik.

Në fund të intervistës Ormëni tha se këto tërmete mund të zgjasin me ditë ose dhe me javë, teksa shtoi se nuk mund të bëjmë një parashikim përfundimtar.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.