Dy persona të plagosur me armë zjarri janë paraqitur në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Burime për mediat bëjnë me dije se dy personat janë nga Fushë-Kruja, por janë ende të paqarta rrethanat apo vendi ku janë plagosur.
Inspektorë të krimeve të komisariatit Krujë janë nisur në drejtim të spitalin Ushtarak.
Njëri nga të plagosurit Gentjan Bejtja, të cilit para disa vitesh ju bë atentat me minë të telekomanduar. Gentjan Bejtja më 2016 i ka shpëtuar një atentati, me eksplosiv. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.
/a.r