Pak momente më parë në në aksin Vlorë-Levan ka ndodhur një aksident i rëndë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Burimet bëjnë me dije se është plagosur shoferi dhe një pasagjere. Njëri prej personave të lënduar është në gjendje të rëndë ndërsa ende nuk bëhen me dije identietet e tyre.
Dyshimet e para për shkakun janë se shoferi ka dalë nga rruga pasi ka humbur kontrollin e makinës.
Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.