Digjet një banesë në Përmet. Një zjarr i shkaktuar nga dy të pastrehë që kishin gjetur të pabanuar këtë shtëpi bëri që të marrë flakë e gjithë sipërfaqja e saj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bajame” dhe gati 500 metra larg repartit zjarrëfikës. Pasi vunë alarmin qytetarët e rastit, zjarrëfikësja ka shkuar menjëherë dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Te gjitha objektet që ishin brenda shtëpisë u dogjen ndërkohë që të pastrehet të cilët kanë probleme të shëndetit mendor, u larguan në drejtim të paditur. Prej kohësh në banesë nuk banonte njeri për shkak të kontestimit të pronësisë së saj.
/a.d