• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy standartet e presidentit për marrëveshjen me Greqinë

by Alfred Peza
21/02/2018 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Qëndrimet e fundit publike të Presidentit të Republikës, në lidhje me çështjen e negociatave Shqipëri- Greqi, kanë ekspozuar publikisht një anë të dyfishtë të personalitetit politik të Ilir Metës.

Gjithçka mori përmasat e një përplasje publike mes Presidencës dhe Qeverisë, kur ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, i paraqiti zyrtarisht “Kërkesën për autorizim negociatash me palën greke”.

Kreu i shtetit në vend të komunikimit kofidencial, zgjodhi komunikimin publik. Në vend të përgjigjes me shkresa në kanale zyrtare, zgjodhi komunikimin nëpërmjet kanaleve mediatike.

Në vend të ballafaqimit sy më sy me Kryeministrin apo ministrin e Jashtëm për rezervat dhe kritikat e tij që janë normale për një marrëdhënie ndërinstitucionale, zgjodhi daljen përballë opinionit publik LIVE në një konferencë të pazakontë shtypi.

Një qëndrim kaq i fortë, sigurisht që e ndan edhe opinionin në dy pjesë. Në ata që janë pro dhe në ata që rreshtohen kundër qëndrimeve të Presidentit të Republikës.

Në ato që pajtohen në përgjithësi me arsyetimin e tij duke patur edhe ndonjë rezervë ndoshta. E në ata që për njëmijë e një arësye, janë në anën e kundërt të kësaj bashkësie.

Përtej rreshtimeve bardh e zi, pro dhe kundër apo përjetimeve pozitive a negative, ka edhe një dimension tjetër të eskpozuar nga Presidenti, që nuk të jep asnjë nga këto arsyetime apo ndjenja kaq të forta, ekstreme me njëra tjetrën. E ajo lidhet me standartin e dyfishtë që mban Meta në këtë rast, brenda të njëjtës çështje.

Kreu i shtetit pavarësisht bindjeve të tij personale politike dhe mendimeve që ka për mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama, në përgjithësi gjatë ushtrimit të mandatit presidencial, ka ruajtur profilin e një shtetari që bën shumë kujdes për të qenë brenda gërmës dhe frymës së Kushtetutës dhe për të mos ekspozuar ndjesitë personale gjatë sjelljeve presidenciale.

Mosdekretimi prej tij i kandidaturës së Kryeministrit për shefin e ri të SHISH dhe mosdekretimi dhe kthimi i një ligji në Parlament të miratuar më parë nga mazhoranca, janë qëndrime brenda kufijve të “normalitetit”.

Meta në të gjitha rastet, edhe atëherë kur ka qenë pro, edhe kur nuk ka qenë ndoshta aspak dakord me Kryeministrin Rama, nuk ka bërë deri më sot, asnjë shfaqje publike apo mediatike, që të mund ta gjykoje për një sjellje “politikisht jo korrekte” me qeverinë.

E kundërta ndodhi në këtë rast. Ilir Meta jo vetëm që nuk kishte “qetësinë dhe dashurinë” e duhur për të biseduar institucionalisht me ministrin e Jashtëm apo me Kryeministrin për pretendimet e tij rreth procesit të negociimit të marrëveshjes me Greqinë, por i nxorri të gjitha ato, në publik.

Fillimisht informacioni rrodhi drejt një gazete, e më pas kjo u ushqye me gjysëm të vërteta që çuan në një debat politik e mediatik për të justifikuar me sa duket më pas, “interesin e madh” për ta bërë publike përgjigjen e tij zyrtare.

Duke “legjitimuar” kështu një konferencë të jashtëzakonshme shtypi për një çështje, që ende nuk e ka dhedhur hapin e parë të startit zyrtar.

Gjatë konferencës për shtyp, Presidenti i Shqipërisë u pa qartë, se tjetër qëndrim mbante gjatë përgjigjeve dhe shpjegimeve të tij kur vinte fjala për të gjykuar qeverinë tonë dhe një krejt tjetër, kur ishte fjala për qeverinë e Greqisë.

Të mësuar me faktin se kur i ka punët fjollë Ilir Meta është politikani më i paqtë në botë, me shpërthimin e tij të pazakontë për një President Republike (nisur nga sjellje të ngjashme në karrierën e tij të gjatë politike), kuptuam se diçka nuk shkon brenda tij politikisht në këtë rast.

Se çfarë konkretisht, përtej hamendësimeve apo kuptueshmërisë, kjo mbetet të verifikohet në vijimësi deri në përfundim të procesit të negocimit dhe dekretimit (prej tij shpresojmë) të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ilir Meta ka mbajtur një tjetër qëndrim në një rast analog për nga rëndësia për vendin, kur ishte Kryetar Parlamenti dhe një qëndrim krejt tjetër tani në pozicionin e Presidentit të Republikës.

Kur ishte rasti i reformës në drejtësi, për të cilën u punua po kaq kohë sa edhe për marrëveshjen mes dy fqinjëve, Ilir Meta shpërtheu në fund fare, përpara seancës së 22 korrikut 2016 kur u votua me 140 vota.

Këtë radhë, e zhvendosi shpërthimin e tij në fillim fare, ende pa filluar zyrtarisht puna e negociatorëve.

Të gjitha këto dhe të tjera, të bëjnë të besosh se përtej retorikës, diçka tjetër fshihet pas parimeve dhe përbetimeve për vënien në plan të parë të shenjtërisë së Kushtetutës dhe interesit publik.

Herët ose vonë, në këtë vend që nuk arrin të mbajë dot kofidenciale një komunikim mes ministrit të Jashtëm dhe Presidentit të Republikës, sigurisht që sado të sofisitikuara që të kenë qenë, edhe të vërtetat e lojërave politike më të fshehta, kanë dalë në shesh.

Urojmë që këtë radhë, ajo të mos jetë e tillë, sa të minojë një marrëveshje për të cilën është dashur mbi 70 vjet për të ardhur deri këtu. Pak rëndësi do të ketë më pas, se kush ka qenë arësyeja e vërtetë që çoi në minimin e saj.(alpenews)

Next Post
VIDEO/ Mësuesi dhunon barbarisht nxënësin, e përplas për tokë

VIDEO/ Mësuesi dhunon barbarisht nxënësin, e përplas për tokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In