• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dy rrugët e SPAK për dosjen e Gërdecit dhe 9 alibitë e Mediut për t’i shpuar gjykimit nga imuniteti në 2009 tek afatet në 2021

by Java News
28/09/2021 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nje dite pas denimit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për fshehje pasurie, Gjykata Speciale e Apelit pranoi kërkesën e SPAK për të rihapur dosjen e Gërdecit, për të cilët janë dënuar vetëm punëtorët, teknikët dhe zbatuesit në terren, duke shpëtuar orkestruesit dhe përfituesit fundorë të biznesit të vdekjes.

Dy vendimet janë një sinjal i qartë që vjen nga drejtësia e re për lëkundjen e themeleve të mosndëshkimit në Shqipëri. Vendimi i Gjykatës Speciale ka rrëzuar vendimin e Gjykatë së Lartë të 14 shatorit 2009, e cila pushtoi çështjen e Fatmir Mediut për shkak të rifitimit të pretenduar të imunitetit nga i pandehuri.

Gjithashtu, Gjykata Speciale ka rrëzuar edhe vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë, Erjon Çela, i cili në 27 korrik të 2021 ndaloi SPAK që të merrte nën hetim Fatmir Mediun për Gërdecin.

Me vendimin e Apelit, SPAK është para dy rrugëve; Dërgimin e dosjes në Gjykatën Speciale të Shkallës së Parë, duke kërkuar dënimin e Fatmir Mediut, me ato akte që u pushua çështja në 2009 nga Gjykata e Lartë; thellimin e hetimeve për të identifikuar përgjegjës të tjerë, të cilët mund të qëndrojnë pas Fatmir Mediut, në rastin konkret të Sali dhe Shkëlzen Berishës, të cilët në bazë të një grupi provash që janë injoruar nga prokuroria në 2009, janë të përfshirë në prapaskenë.

Nga ana e tij, Fatmir Mediu, për 12 vite me radhë, nga viti 2009 deri në vitin 2021, e ka zhvilluar betejën jo për të bindur drejtësinë për pafajësi, por për të mos lejuar gjykimin për rolin e tij si njeriu që bëri letrat e Gërdecit.

Alibitë e Fatmir Mediut nisin që nga 9 shtatori 2019 ku përdori si mburojë imunitetin dhe përfundojnë në 2021, duke pretenduar për tejkalim afatesh dhe parashkrim të veprës penale për të cilën akuzohet, shpërdorim detyre. Megjithatë, ndryshe mendon Gjykata e Apelit, e cila i ka hapur rrugën SPAK për të marrë në dorë dosjen e një prej aferave korrptive me pasoja më tragjike në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

Alibitë e Fatmir Mediut për t’u mos u gjykuar

1.    Në 9 shtator 2009, avokatët e Fatmir Mediut, Ardian Visha dhe Petrit Serjani, paraqitën një memo në gjykatë, duke thekuar se Mediu ishte zgjedhur deputet pas heqjes së imunitetit dhe se kjo rrethanë e re nuk lejonte gjykimin e tij. Kërkesa u pranua 5 ditë më pas nga Gjykata e Lartë duke pushuar çështjen.

2.    Në vitin 2011, familjarët e viktimave kërkuan edhe një herë ndëshkimin e Mediut për Gërdecin. Ish ministri pretendoi se vijonte të kishte të njëjtin status me imunitet dhe kërkesa u rrëzua sërish nga Gjykata e Lartë.

3.    Në 26 shkurt 2021, familjarët e viktimave të Gërdecit kërkuan edhe një herë hapjen e dosjes dhe ndëshkimin e Mediut. SPAK i vuri në lëvizje Gjykatën e Lartë dhe gjykata u shpreh se hapja e dosjes ishte në kompetencë të SPAK dhe Gjykatës Speciale. Fatmir Mediu me avokatët e tij, në maj 2021, paraqiti një listë me alibi për të mos hapur dosjen, duke bazuar kryesisht tek afatet.

4.    SPAK nuk ka regjistruar një çështje të re për Fatmir Mediun, për të mbështetur kërkesën për hapjen e dosjes së Gërdecit.

5.    Sipas Mediut dhe përfaqësuese të tij kërkesa për hapjen e dosjes së Gërdecit është përsëritur disa herë gjatë këtyre 12 viteve.

6.    Sipas Mediu jemi para një rasti të gjykuar.

7.    Vendimi i Gjykatës së Lart në shtator 2009 për pushimin e çështjes është një vendim themeli dhe jo i një gjyqtari paraprak.

8.    Sipas Mediut për Gërdecin nuk kanë dalë prova të reja për të hapur dosjen dhe kërkuar rigjykim.

9.    Mediu pretendon se ndjekja penale për veprën penale për të cilën e ka akuzuar prokuroria në 2009 është parashkruar pasi kanë kaluar 12 vite nga koha kur ka ndodhur fakti penal./shqiptarja.com-A.Doçi

/m.j

Next Post
Erdhi një person me rroba civile”/ Angela Martini rrëfehet për TV rumune: Kur burri u arrestua nuk haja

Erdhi një person me rroba civile”/ Angela Martini rrëfehet për TV rumune: Kur burri u arrestua nuk haja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In