• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy rrugët e SPAK për dosjen e Gërdecit dhe 9 alibitë e Fatmir Mediut

by Adriatik Doçi
29/09/2021 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Një ditë pas dënimit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për fshehje pasurie, Gjykata Speciale e Apelit pranoi kërkesën e SPAK për të rihapur dosjen e Gërdecit, për të cilën janë dënuar vetëm punëtorët, teknikët dhe zbatuesit në terren, duke shpëtuar orkestruesit dhe përfituesit fundorë të biznesit të vdekjes.

Dy vendimet janë një sinjal i qartë që vjen nga drejtësia e re për lëkundjen e themeleve të mosndëshkimit në Shqipëri. Vendimi i Gjykatës Speciale ka rrëzuar vendimin e Gjykatë së Lartë të 14 shatorit 2009, e cila pushoi çështjen e Fatmir Mediut për shkak të rifitimit të pretenduar të imunitetit nga i pandehuri.

Gjithashtu, Gjykata Speciale ka rrëzuar edhe vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë, Erjon Çela, i cili në 27 korrik të 2021 ndaloi SPAK që të merrte nën hetim Fatmir Mediun për Gërdecin.

Me vendimin e Apelit, SPAK është para dy rrugëve; Dërgimin e dosjes në Gjykatën Speciale të Shkallës së Parë, duke kërkuar dënimin e Fatmir Mediut, me ato akte që u pushua çështja në 2009 nga Gjykata e Lartë; thellimin e hetimeve për të identifikuar përgjegjës të tjerë, të cilët mund të qëndrojnë pas Fatmir Mediut, në rastin konkret të Sali dhe Shkëlzen Berishës, të cilët në bazë të një grupi provash që janë injoruar nga prokuroria në 2009, janë të përfshirë në prapaskenë.

Nga ana e tij, Fatmir Mediu, për 12 vite me radhë, nga viti 2009 deri në vitin 2021, e ka zhvilluar betejën jo për të bindur drejtësinë për pafajësi, por për të mos lejuar gjykimin për rolin e tij si njeriu që bëri letrat e Gërdecit.

Alibitë e Fatmir Mediut nisin që nga 9 shtatori 2019 ku përdori si mburojë imunitetin dhe përfundojnë në 2021, duke pretenduar për tejkalim afatesh dhe parashkrim të veprës penale për të cilën akuzohet, shpërdorim detyre. Megjithatë, ndryshe mendon Gjykata e Apelit, e cila i ka hapur rrugën SPAK për të marrë në dorë dosjen e një prej aferave korrptive me pasoja më tragjike në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

Alibitë e Fatmir Mediut për t’u mos u gjykuar 

1.    Në 9 shtator 2009, avokatët e Fatmir Mediut, Ardian Visha dhe Petrit Serjani, paraqitën një memo në gjykatë, duke thekuar se Mediu ishte zgjedhur deputet pas heqjes së imunitetit dhe se kjo rrethanë e re nuk lejonte gjykimin e tij. Kërkesa u pranua 5 ditë më pas nga Gjykata e Lartë duke pushuar çështjen.

2.    Në vitin 2011, familjarët e viktimave kërkuan edhe një herë ndëshkimin e Mediut për Gërdecin. Ish ministri pretendoi se vijonte të kishte të njëjtin status me imunitet dhe kërkesa u rrëzua sërish nga Gjykata e Lartë.

3.    Në 26 shkurt 2021, familjarët e viktimave të Gërdecit kërkuan edhe një herë hapjen e dosjes dhe ndëshkimin e Mediut. SPAK i vuri në lëvizje Gjykatën e Lartë dhe gjykata u shpreh se hapja e dosjes ishte në kompetencë të SPAK dhe Gjykatës Speciale. Fatmir Mediu me avokatët e tij, në maj 2021, paraqiti një listë me alibi për të mos hapur dosjen, duke bazuar kryesisht tek afatet.

4.    SPAK nuk ka regjistruar një çështje të re për Fatmir Mediun, për të mbështetur kërkesën për hapjen e dosjes së Gërdecit.

5.    Sipas Mediut dhe përfaqësuese të tij kërkesa për hapjen e dosjes së Gërdecit është përsëritur disa herë gjatë këtyre 12 viteve.

6.    Sipas Mediu jemi para një rasti të gjykuar.

7.    Vendimi i Gjykatës së Lart në shtator 2009 për pushimin e çështjes është një vendim themeli dhe jo i një gjyqtari paraprak.

8.    Sipas Mediut për Gërdecin nuk kanë dalë prova të reja për të hapur dosjen dhe kërkuar rigjykim.

9.    Mediu pretendon se ndjekja penale për veprën penale për të cilën e ka akuzuar prokuroria në 2009 është parashkruar pasi kanë kaluar 12 vite nga koha kur ka ndodhur fakti penal. (Shqiptarja.com)

Next Post
“Nuk jam vrasës, por mos më nxisni”, mesazhi që jepte Aldi Rama me tatuazhet

“Nuk jam vrasës, por mos më nxisni”, mesazhi që jepte Aldi Rama me tatuazhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In