• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dy rotacionet e 2005 e 2013/ A është opozita në ngërç për t’u rifutur në sistem?!

by Java News
26/09/2020 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita po kërkon me ngulm që të rrëzojë pushtetin e Edi Ramës, ndërsa ky i fundit garon për një mandat të tretë.

Secila palë flet për sondazhe që i japin fitore për të mobilizuar mbështetësit. Por për të analizuar një situatë të ngjashme, mjafton ta krahasojmë me dy rastet historike kur njëra palë kishte dy mandate dhe tjetra synonte ndalimin e mandatit të tretë dhe përgatitjet e bëra për ta arritur këtë objektiv.

Ne aktualisht jemi shtatë muaj para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Në vitin 2005 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare ku PS-ja e Fatos Nanos garonte për një mandat të tretë, kurse PD-ja e Sali Berishës synonte të fitonte zgjedhjet pas  8 vjet në opozitë.

Në një kohë të tillë homologe, pra 7 muaj para zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, palët ishin në startin e fuqishëm të garës elektorale.

Fatos Nano, edhe ishte i bindur që do të merrte sërish shumicën, i bindur se njerëzit mbajnë mend Berishën e 1997-s, PS-ja nuk ishte e bashkuar; kishte shkrehje të qeverisë dhe mazhoranca ishte e lodhur nga luftërat e gjata të brendshme ndërmjet Nanos e Majkos e më pas ndërmjet Nanos e Metës.

I larguar nga PS-ja, Ilir Meta kishte krijuar LSI-në, ku kishte marrë nga ajo një grup të rëndësishëm drejtuesish të njohur dhe emra në qeveritë e administratën e PS-së. Meta kishte një ekip drejtuesish ku spikatnin Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj, Sokol Axhemi, Fatos Klosi etj.

Ndërkaq, në PD, situata ishte ekzaltuese. Pasi kishte bërë një nxemje me Nano-ik, Berisha kishte arritur t’i marrë PS-së një koncension në ligjin elektoral, ku ishte eleminuar balotazhi(atëherë votohej me sistemin mazhoritar në 100 zona dhe 40 zgjidheshin nga listat proporcionale), pra fitonte ai deputet që merrte edhe një votë më shumë. Ndërkaq, opozita arriti të marrë një tjetër “hile” që i doli e suksesshme, i ashtuquajturi “Megadushku”, ku si pasojë mjaft deputetë në zonat e mazhoritarit dilnin si të pavarur, për t’i bërë thirrje zgjedhësve të votonin për partitë aleate në proporcional. Kjo solli që në një zonë zgjedhore të dalin dy deputetë.

Si është e mundur?  Kjo nuk ndodhi në Tiranë ku elektorati sillet më konvencional por në zona kryesisht të përhapura e rurale. Fushatë për deputet në zonë bënin dy kandidatë: ai që garonte direkt që ishte i PD dhe kandidati i partisë aleate që ishte i PR-së. Kandidati i PD thoshte në takim: në fletën e deputetit më votoni mua, në atë të partisë jepni votën Partisë Republikane. Në fund dilnin dy deputetë. Sipas rezultatit zyrtar të KQZ-së, PR ka marrë më shumë vota sesa PD-ja, çka nuk është e mundur.

Ndërkaq politikisht, PD-ja në një distancë kohore si kjo e sotmja kishte përgatitur programin, Berisha shkoi në SHBA dhe bëri fotot te Fadil Berisha, gjetën slloganin “Me duar të pastra” etj.

Në vitin 2013, Edi Rama që garonte për të fituar pas dy mandateve të PD-së, kishte nisur nën rrogoz tentativat për negociata me Ilir Metën që ta merrte në aleancë, ndërkohë PS-ja kishte ndezur motorët për programin, shpallur lejtmotivin “Rilindje” dhe ishte gati për betejën politike në zgjedhje, duke shkuar jo vetëm në çdo qytet të vendit por edhe në vende ku jetojnë emigrantët për të mobilizuar që të vijnë e votojnë në Shqipëri. Më pas këtë e bëri edhe PD-ja sidomos në ato qarqe ki kishte më shumë emigrantë si në Korçë, ku pati rezultat jo aq negativ sa në vende të tjera.

Ndërsa sot, opozita e Bashës që flet për një rrotacion dhe përmbysje politike, ende është me programin e 2017-s pra për taksën e sheshtë e rrogën 1 milion te privati etj, ndërkohë që nuk ka hartuar një program të posaçëm për situatën aktuale të emergjencës që përjeton vendi sipasojë e pandemisë, por edhe për mbylljen e pasojave të tërmetit të 25 nëntorit të vitit të shkuar.

Nga ana organizative, opozita është e paqartë sesi do të hyjë në zgjedhje, sa ka sjellë ezaurim të nervave të disa aleatëve që nuk janë të sigurtë çfarë do të bëjë Basha.

E ardhur në këto zgjedhje pas një vendimi të rëndë siç ishte ai i vitit të shkuar për dalje nga sistemi, PD-ja ende nuk është e përgatitur për tu futur në sistem, dhe ende heziton të përgatisë një draft për listat e hapura, për të cilin Rama e zuri gafil pas 5 qershorit.

Në fakt ky është edhe thelbi, mungesa e frymës së një përmbysje politike; pasi PD-së i duhet një herë të sforcohet për tu futur në sistem. Për 8 vjet i ka përgatitur strukturat se do ta rrëzojnë Edi Ramën pa zgjedhje duke i kërkuar që të vijnë në mitingje e përplasje në Tiranë. Logjika e partisë elektorale ka humbur dhe do të duhet kohë për tu vënë në vijë. Sidomos kur del në skenë logjika konkurruese për tu zgjedhur deputetë, çka është edhe një ndjenjë normale. Ndaj dhe këtu duket më shumë ngecja apo ngërçi që po përjeton opozita.

TemA

Next Post
Soreca bën thirrje për Reformën Zgjedhore: Këshilli politik të fillojë punën ndër-partiake

VIDEO/ Soreca në shqip: Mbaj maskën, laji duart dhe ruaj distancën. Bashkë mund t’ia dalim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

May 31, 2026
Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

May 31, 2026
Salianji paralajmëron demaskimin e procesit farsë në PD: Do publikoj video nga qendrat e votimit,  ja mashtrimet e Berishës

Salianji: PD në krizë të thellë, ka humbur boshtin ideologjik

May 31, 2026
Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

May 31, 2026
Përplasjet në PD, Berisha akuzon Salianjin: Ka nga ata që bëjnë zhurmuesin e Ramës, duke …

“Berisha i braktisur nga demokratët”, Salianji: Është bërë qesharak, po mban peng Shqipërinë

May 31, 2026
OKB vihet në lëvizje pas kërkesës së Francës, pritet mbledhje urgjente për Libanin pas operacionit izraelit

OKB vihet në lëvizje pas kërkesës së Francës, pritet mbledhje urgjente për Libanin pas operacionit izraelit

May 31, 2026
Pse Berisha futi në udhëheqje skalionin rezervë të pushtetit?

Pse Berisha futi në udhëheqje skalionin rezervë të pushtetit?

May 31, 2026
Alarm në Itali! Dyshohet si i infektuar me virusin Ebola, autoritetet shëndetësore izolojnë një person

Alarm në Itali! Dyshohet si i infektuar me virusin Ebola, autoritetet shëndetësore izolojnë një person

May 31, 2026
SHBA-Iran drejt marrëveshjes? Trump paralajmëron hapjen e Hormuzit

Negociatat SHBA-Iran në pikëpyetje, Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen

May 31, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

May 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In